Korea e Veriut, “mesazh” me 2 raketa Donald Trump

543
Sigal

Dy raketa ndërkontinentale të reja janë prodhuar dhe janë vendosur në struktura të lëvizshme nga Korea e Veriut, në kuadër të një testi që pritet të mbahet në një të ardhme të afërt.

Lajmin e bën të ditur agjencia “Yonhap”, që citon në mënyrë anonime burime të ndryshme ushtarake koreano-jugore.

Sipas agjencisë, Peniani ka qarkulluar qëllimisht të dhënat për prodhimin e raketave të reja, për t’i dhënë një mesazh strategjik presidentit amerikan Donald Trump, që këtë të enjte merr zyrtarisht detyrën.

Dy raketat vlerësohet të jenë jo më të gjata se 15 metra, më pak se 19-20 metra që janë modelet “KN-08” dhe 17-18 m që janë ato “KN-14”, me qëllim favorizimin e lëvizshmërisë.

Seuli dhe Uashingtoni monitorojnë prej kohësh lëvizjet ushtarake të regjimit koreano-verior dhe sipas një funksionari të Shtabit të Përgjithshëm, për momentin nuk ka sinjale për provokime.

Megjithatë, vëmendja është e lartë në pritje të urdhërit të lëshimit, që mund të jepet në çdo moment.