Aksident në Konispol, makina ku udhëtonin babë e bir del nga rruga

Një automjet në të cilin udhëtonin babë e bir është aksidentuar pasditen e sotme në  Konispol.

Mjeti ka dalë nga rruga në vendin e quajtur ‘Qafa e Hanit’.

Sigal

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjeri 76-vjeçar, Hysen Mullai.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.