Reperja e njohur shqiptare jep lajmin e bukur, shumë shpejt sjell fëmijën e parë

465
Sigal

Një prej repereve të para shqiptare, Gjira Kajtazi do të bëhet nënë për herë të parë. Prej vitesh, ajo është larguar nga muzika dhe Kosova për tu shpërngulur në Gjermani.

Në një postim në Instagram, ajo zbuloi se i është rrumbullakosur barku.

Fotografinë e bukur e shoqëroi me shkrimin: “Nuk ka ndjenjë më të mirë se lëvizja e jetës brenda teje”.

Gjira ka disa vite që shijon lidhjen e dashurisë me futbollistin Ali Ibrahimi, me të cilin u nda për një vit, por u ribashkua në tetor të 2017-ës. Reperja tërhoqi vëmendje të madhe me projektet muzikore ku shprehte shpesh herë revoltë. U përfol se do ti kthehej muzikës, por ende nuk është konfirmuar një gjë e tillë.