Aksident në Himarë, humb jetën një person, plagosen dy të tjerë

250
Sigal

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Piqeras të Himarës.

Automjeti tip Ford me targa të Durrësit është aksidentuar me tre persona, nga të cilët një prej tyre ka humbur jetën.

Viktima është Armand Asllani, teksa dy të tjerë janë plagosur, një prej tyre vajzë.

Automjeti i cili u aksidentua është me targa të Durrësit, ndërsa trupi i pajetë i viktimës ndodhet në morgun e spitalit të Sarandës.