Aksident në Elbasan, plagosen 4 persona

455
Mëngjesin e sotëm një automjet tip Benz i drejtuar nga 47 vjeçari Gazmir Kasa, ka dalë nga rruga në aksin rural të fshatit Jagodinë, duke shkaktuar plagosjen e drejtuesit dhe të tre personave të tjerë.
Policia e Elbasanit thotë se pasagjerët e aksidentuar janë shtetasit me iniciale: A.K., 31 vjeç, L.D., 40 vjeç dhe I.K., 16 vjeç banues në fshatin Jagodinë, të cilët ndodhen në spitalin kirurgjik Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit për shkak të rregullave të qarkullimit rrugor.
Sigal