Tentoi të korruptonte policin në Kapshticë me 20 euro, pranga të riut nga Berati

748
Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi tentoi të korruptonte punonjësin e pikës kufitare të Kapshticës me 20 euro.
Burime zyrtare nga policia e Korçës bënë me dije se Besmir Bega, banues në Berat, i kërkoi policit që të kalonte kufirin edhe pse i kishte kaluar afati i qëndrimit në zonën Shengen.
NJOFTIMI I POLICISË
I ofron rryshfet punonjësit të Policisë në dalje të Pikës së Kalimit Kufitar, pasi kishte tejkaluar afatin e qëndrimit në zonën Schengen. Arrestohet në flagrancë nga Policia.
Specialistët e Sektorit të Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit e Migracionit Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Besmir Bega, 31 vjeç, banues në Berat.
Më datë 18.11.2017, ky shtetas është paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë, për të kryer veprimet e regjistrimit.
Në momentin kur punonjësi i policisë i ka kërkuar pasaportën, shtetasi i mësipërm ia ka dhënë këtë të fundit gjysëm të hapur me një kartëmonedhë të prerjes 20 Euro, në brendësi të saj. Nga verifikimet e kryera në sistem rezulton se ky shtetas, kishte tejkaluar afatin e qëndrimit në zonën Schengen.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

23621163_2063768787242815_7949693965256490556_n
Sigal