Një aksident ka ndodhur në autostradën Milot-Thumanë, pranë Fushë-Mamurrasit.
Një automjet që po udhëtonte në drejtim të Milotit ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Si pasojë e aksidentit, një person është plagosur rëndë, dhe dyshohet se bëhet fjalë për drejtuesen e mjetit.
E lënduara është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore. Autoritetet ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit.