Dyshime për aktivitet kriminal, kapet një gomone në det të hapur në Vlorë. Pësoi avari dhe…

629
Sigal

Gjendet një gomone në det të hapur, pak milje large ishullit të Sazanit. Aksioni është zhvilluar nga Policia Kufitare pasi është kërkuar ndihmë për shpëtim. Kanë qenë vetë drejtuesi të gomones që kanë kërkuar ndihmë.

Përdorimi i gomones dyshohet për aktivitet kriminal.

Në gomone nuk janë gjetur gjurmë të lëndëve narkotike.

Policia po kryen kërkime në det, në afërsi të vendit ku u gjet gomonia, për lëndë narkotike. Mendohet se shtetasit pas konstatimit të problemeve me dallgët dhe avarisë së gomones ta kenë hedhur lëndën narkotike në det.