SPAK të ndjek dhe kontrollojë pronën objekt tek Alban Xhaferri, nëse e ka dhënë me qira, pa qira, e ka shitur apo është pjesë e ortakërisë

Materialet lidhen me hetimet ndaj një ish zyrtari të lartë, që është deputet aktual dhe kanë pasur si synim final asgjësimin e dosjeve të SPAK, dhe për një pjesë përdorimin e tyre si shantazh, ndaj kreut të PS Edi Rama, menjëherë pas ngjarjeve të fundit politiko-juridike

Ka ditë që politika dhe drejtësia janë përfshirë nga ethet e një skandali që ka të bëjë me ndërhyrjen në email-et e tre prokurorëve, ku janë marrë të dhëna hetimore. Sipas gazetares Lala, “ka dyshime që kjo të jetë vepër me sfond mafioz, ndërkohë që materialet që janë marrë, kanë të bëjnë me hetimet për një politikan, një biznesmen dhe punonjësen e kompanisë së biznesmenit”. Në lidhje me këtë SPAK po heton dhe shtoi se është kontrolluar një zyrë në një kullë të Tiranës, nga ku dyshohet se është kryer hakerimi. Po si ndodhi ky akt i mirfilltë mafioz dhe kush janë të implikuar. Nga burime flitet dhe dyshohet se një nga kullat për të cilën është ushtruar kontroll, është ajo përballë “Katedrales Ortodokse” objekti “Alban Tower”,  me ndërtues Alban Xhaferri: Pikërisht në këtë kullë ndodhet e stacionuar disa përfaqësi diplomatike si dhe një kompleks ambjentesh, për të cilat përflitet se janë përdorur si qëndra për realizimin e hakerimit të dosjeve të SPAK. Ndaj ndërtuesi Alban Xhaferri, duhet të japë shpjegim nëse e ka dhënë me qira, pa qera , e ka shitur apo është pjesë e ortakërisë me disa personazhe vip të jetës politike. Kush ja ka marrë në dorzim objektin nga instuitucionet, pasi ky objekt me ndërtues  Alban Xhaferri është denoncuar për shtesa pa leje, objekt të pakolauduar dhe zaptim të pronave të tjera. Gjithashtu sipas pronarit të pronës, për të cilën ka edhe një kallzim në prokurorinë e Tiranës, si dhe denoncim në gjykatë dhe në Bashki, ende nuk ka përfunduar kontrata e shkëmbimit për hipotekimin e pronës. Por për këtë do të meremi sërisht në numrat në vijim me denoncimin e pronarit të tokës, i cili nuk lejohet të hyjë në objektin e tij. Lidhjet e dyshimta të personave që kanë përdorur zyrat nga ku u krye hakërrimi, pranë objektit “Alban Tower”,  me ndërtues Alban Xhaferri, kanë pasur si synim final asgjësimin e dosjeve të SPAK, dhe për një pjesë përdorimin e tyre si shantazh , ndaj kreut të PS  Edi Rama, menjëherë pas ngjarjeve të fundit politiko-juridike. Po si ndodhi ngjarja: “Në 12 mars 2025 sistemet e brendshme të SPAK janë vënë në shënjestër të një hakerimi dhe është synuar të merren dosjet e prokurorëve. Nga hetimet, rezulton se hakerat kanë hyrë në kompjuterat e tre prokurorëve, Enkelejda Millonai që ka dosje të politikës, te prokurorja Elida Karçini dhe Behar Dibra. Këto tre kompjuter nuk kanë qenë të mbrojtur në atë lloj forme sa të mos depërtoheshin nga hakerat. Është synuar edhe hakerimi i kompjuterit të Altin Dumanit, por ka rezultuar se email-i i zotit Dumani nuk ësht hakeruar. Nga këto tre kompjuter janë marrë disa dojse. Arnold Rrokaj, ish punonjës i IMT, ka bërë hakerimin përmes pajisjeve. Nga telefoni i Zambak Gjonit, ish drejtor i paraburgimit të Vlorës, janë dërguar në të paktën katër persona të tjerë, dy shpërndarje të dosjeve kanë shkuar në adresë të dy gazetarëve. SPAK e pranon që materialet janë pjesë e dosjeve por jo dosje të plota hetimore. Materialet lidhen me hetimet ndaj një ish ministri, që është deputet aktual, një biznesmeni dhe një punonjëse në kompaninë e këtij biznesmeni. Është zbuluar një zyrë nga është bërë hakerimi në një nga kullat në Tiranë. Është bërë kontroll në këtë zyrë dhe pajisjet po kqyren nga prokurorët, përfundon informimin për mediat.

NOA