I kishte hyrë lopa në tokë, qëlloi me armë bashkëfshatarin, identifikohet autori i plagosjes në Kurbin (EMRAT)

140
Sigal

Një plagosje me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjorm Të Kurbinit, policia ka vënë në pranga autorin.

Met Lika ka plagosur me armë Rasim Tafën, pas një sherri banal mes tyre. Shkak i sherrit është bërë një lopë, e cila kishte hyrë në tokën e autorit.

Pas debateve me fjalë, Met Lika ka shtënë me armë në drejtim të komshiut të tij, duke e lënë të plagosur. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.