Vrasja në Durrës, reagon policia: Të shtënat erdhën nga një makinë në lëvizje

427
Sigal

Dy persona kanë mbetur të vrarë në qytetin e Durrësit gjatë mbrëmjes së sotme.

Nga raportimet e policisë thuhet se, viktimat janë D. Sh, 35 vjeç dhe A. A.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:55, në lagjen nr. 14, Nishtulla, Durrës, në rrugën afër tregut të perimeve.

Sipas njoftimit të policisë janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona në një perimetër të gjerë për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Bëhet e ditur se ndaj dy viktimave është qëlluar nga një makinë që po lëvizte dhe ka kaluar pranë tyre.

Për kapjen e autorëve janë ngritur pika kontrolli edhe nga DVP Tiranë e Fier në aksin rrugor Durrës-Tiranë e Durrës-Lushnjë. Në mbështetje të Policisë vendore janë nisur dhe grupe të FNSH-së së Tiranës, për krehjen e zonës.

Për zbardhjen e ngjarjes, në ndihmë të grupit hetimor po shkojnë specialistët e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale.