Gjekmarkaj: Rama ndjen frikë, sepse e di që në një pikë Meta mund ta…

564
Sigal

Presidenti Ilir Meta e arriti misionin e tij. Kështu shprehet analisti Agron Gjekmarkaj, i ftuar në News24. Gjekmarkaj deklaroi se kryeministri Edi Rama e ndjen presionin dhe frikën e Presidentit, sepse e di që ky i fundit në një pikë mund ta shantazhojë, ndërsa shtoi se nëse situata evoluon dhe shkohet drejt një konfrontimi, SHBA dhe aleatët e tjerë do të mbajnë anën e sheshit.

“Mendoj që ata janë dy politikanë të sprovuar, që e njohin herët njëri-tjetrin, kanë bashkëpunuar në opozita të ndryshme. Kanë pasur histori bashkëpunimi në opozitë dhe në pushtet. Rama ndjen presion, ndjen frikë, sepse e di që në një pikë Meta mund ta shantazhojë. Nëse situata evoluon dhe shkohet drejt një konfrontimi, SHBA dhe kushdo tjetër do shohë raportet e sheshit, aty ku do jetë shumica. Në një far mënyre, ata do i përgjigjen interesit të shumicës së shqiptarëve në këtë vend”, shtoi më tej ai.

Pjesë nga intervista:

Meta i kërkoi mazhorancës të tërhiqet nga ligji për betimin e gjyqtarëve…

Nuk e di nëse jemi përballë një paralajmërimi për të shpërndarë parlamentin apo përballë retorikës për presion. Presidenti ka dalë me librin e Kushtetutës dhe në mbrojtje të saj. Kushtetuta nuk ja jep të drejtën presidentit të shpërndarë parlamentin, megjithëse Kushtetuta ka rënë. Nuk e di nëse do bënte mirë apo keq presidenti. Kur de në mbrojtje të Kushtetutës duhet ta ruash atë deri në fund me mjete paqësore.

Reagimi i ambasadores së SHBA….

S’ka arsye të habitet ambasadorja për flamurin amerikan. Shqiptarët, demokratë, LSI, grekë që jetojnë në Shqipëri, janë pro-amerikanë dhe kanë të drejtë ta mbajnë flamurin amerikan. Edhe Presidenti nuk më duket anti-amerikan, kështu që dikush mund ta sqarojë ambasadoren që të mos habitet kur sheh flamurin amerikan, sepse shqiptarët e kanë ëndërr të parealizuar Amerikën. Nuk duhet të shqetësohemi shumë për këtë.

Ishte për të thënë që nuk ka nevojë ta përdorni flamurin amerikan?

Unë jam partizan i një konfrontimi sa më bindës me faktorin ndërkombëtar, jo me gjuhën e forcës. Të gjithë duhet të kenë marrëdhënie shumë të mirë me SHBA, për më tepër forcat opozitare, që duhet të jenë sa më dialogues dhe sa më bindës, teksa i afrohen komunitetit ndërkombëtar. Nuk e sfidojnë dot SHBA, as opozita, as qeveria, as Presidenti, sepse është superfuqi e madhe. Duhet të jemi realistë dhe pragmatistë, se përpara kemi një fuqi të madhe.

Prania e madhe e qytetarëve mos do sjellë reflektim?

Besoj e patë dje Kongresin e PS, ndjeva një lloj neveria në gjuhën e ministrave ndaj kryeministrit. M’u duk sikur kishim zbritur në vitin 1974, as Enver Hoxha nuk e bënte. Mendoj se ka humbur arsyeja. Presidenti nuk duhet ta pranojë gjuhën e kryeministrit, por duhet të vazhdojë çdo ditë kështu.

Meta ka folur për një pranverë kuqezi, ku shkon ai me këtë lëvizje që bën?

Në shesh kishte dhe socialistë, nuk e di nëse opozita do vazhdojë ta furnizojë Presidentin me njerëzit e vet. Mendoj që kjo protestë ka efekt simbolik, për t’i folur shoqërisë, faktorëve ndërkombëtarë, faktorëve politikë, për të ushtruar një presion mbi parlamentin. Por nuk e di nëse do jetë rruga e duhur që Presidenti të vazhdojë të thërrasë tubime. Ai e bëri pjesën e tij, e thirri popullin dhe ai iu përgjigj masivisht. Presidenti mund të ndalet këtu, duke e quajtur të realizuar misionin e tij. Presidenti duhet të vazhdojë te rezistojë me dekrete, me fjalë, duhet të rezistojë shoqëria, opozita. Por presidenti është i të gjithëve.

Çfarë presidenti panë sot qytetarët?

President të vendosur për t’i qëndruar presionit të qeverisë për të kapur të gjithë institucionet. Nga pikëpamja e brendisë, Presidenti sot është i vetmi institucion i pakapur.

Përzgjedhja e folësve nga Meta në manifestim … keni një koment?

Interesante ishte po ta shihje nga kompozimi. Një nga teatri, një sportist, një gjyqtar i Strasburgut … mendoj se gjetja ishte mjaft e mirë. Skenografinë e kishte realizuar mirë.

Sa i druhet Edi Rama Ilir Metës?

Mendoj që ata janë dy politikanë të sprovuar, që e njohin herët njëri-tjetrin, kanë bashkëpunuar në opozita të ndryshme. Kanë pasur histori bashkëpunimi në opozitë dhe në pushtet. Rama ndjen presion, ndjen frikë, sepse e di që në një pikë Meta mund ta shantazhojë.

Si do veprojë faktori amerikan …

Faktori amerikan do e ketë të vështirë të qëndrojë neutral. Nëse situata evoluon dhe shkohet drejt një konfrontimi, SHBA dhe kushdo tjetër do shohë raportet e sheshit, aty ku do jetë shumica. Në një far mënyre, ata do i përgjigjen interesit të shumicës së shqiptarëve në këtë vend.

Akuzat ndaj Gjonajt, Dvoranit … a duhet të kishte pasur reflektim nga qeveria?

Jo gjithmonë mund të ketë pasur të drejtë opozita. Qeveria nuk ka treguar kurrë vullnet për të bërë një hap pas për të mirën e klimës në vend. Nëse do ishte tërhequr në kohë qeveria, Presidenti s’do ishte sot këtu. Mendoj se një ditë palët duhet të ndalen dhe do të ndalen.

Duket se ka dakordësi nga të gjitha palët për 15 marsin…

Besoj se është dhënë dhe është marrë një premtim nga politika. Mendoj se është vullnet i BE ose i parlamentit gjerman, kështu që palët duhet të realizojnë një Reformë Zgjedhore.