Aksident në aksin Fier-Lushnjë! Makina përplas biçikletën, i moshuari transportohet në spital

20
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Lushnjë. 48-vjeçari me inicialet A. I., ka përplasur me makinën e tij tip “Volswagen” një person që udhëtonte me biçikletë, në aksin Fier-Lushnjë.

Drejtuesi i biçikletës, i cili dyshohet se është rreth 80 vjeç, është në gjendje të rëndë, në spitalin e Fierit.

“Aksidenti ndodhi rreth orës 16:50  pranë Rotondos së Kolonjës. në aksin rrugor “Fier-Lushnjë”, shtetasi A. I., 48 vjeç, banues në Lushnjë, duke drejtuar automjetin tip “Volswagen”, ka përplasur shtetasin S. K., rreth 80 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar biçiklisti, shtetasi S. K., i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.