Plagosi në Krujë Artan Gogën, vetëdorëzohet në polici autori

23
Sigal

Një 43-vjeçar është vetëdorëzuar këtë të enjte në polici, pasi akuzohet për plagosje me dashje.

Policia bën me dije se ky shtetas një ditë më parë pas një konflikti të çastit ka qëlluar me armë zjarri shtetasin, Artan Goga, në Krujë.

Ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Ditën e sotme, është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Krujë dhe u arrestua shtetasi P. M., 43 vjeç, banues në Krujë.

Ky shtetas, ditën e djeshme, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. G., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.