Vrasja e 28 vjeçarit, dëshmitarët: U qëllua nga një automjet

552
Deshmitarët thonë se Mario Majollari u qëllua nga një automjet i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja. 
Jashtë kamerave ata janë shprehur për Ora News se kanë dëgjuar tre të shtëna dhe dyshohet se është përdorur një pistoletë. 
Vrasja ndodhi mbrëmjen e djeshme (10 prill 2018) në zonën e Kinostudios në Tiranë.
Rreth ores 20.25 ne nje rrugice qe lidhet me rrugen “Aleksander Moisiu” eshte vrare me arme zjarri, dyshohet pistolete, shtetasi M.M, 28 vjeç” informoi dje policia. 
Grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar ne vendin e ngjarjes tre gëzhoja.
Pista kryesore është ajo e hakmarrjes por nuk përjashtohen pistat e tjera. Mario Majollari është djali i Avni Majollarit i dënuar në mungesë në vitin 2001 me burgim të përjetshëm për vrasje të dyfishtë në vitin 2000 në zonën e Dajtit.
Sigal