Aksident me pasojë vdekje në Tiranë, policia punon për identifikimin

112
Sigal

Një aksident me pasojë vdekjen e një shtetasi ka ndodhur sot në Tiranë, rreth orës 17:30. Bëhet me dije që një automjet ka përplasur një këmbësor në autostradën e Shkozës.

Njoftimi bëhet i ditur nga policia ndërkohe që nuk identifikohet as viktima dhe as drejtuesi i mjetit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 06.12.2022, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Shkozë – TEG, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për saktësimin e gjeneraliteteve të drejtuesit të automjetit dhe të viktimës, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit