Pas incidentit të sotëm në bulevard ku e goditën me grusht, kryetari i Partise Demokratike Sali Berisha ka bërë një paralajmërim për Edi Ramen.
‘Pa përgjigje nuk mund të rri. Këtu të mos kemi iluzione. Do e merrni vesh. Nuk bëj sekrete unë, nuk jam si ai, jo’, deklaroi Sali Berisha pa dhënë shumë detaje.
Gjatë konferencës për media ai tha se agresori ishte agjent i policisë kriminale dhe se gjithçka ishte përgatitur nga Edi Rama, Bledi Çuçi dhe Ardi Veliu. 31-vjeçari Gert Shehu është arrestuar ndërkohë nga Policia e Shtetit.
Në disa media pranë qeverisë është publikuar një dokument që tregon se ai ka ç’rregullime.
Të njëjtën tezë e ka mbështetur edhe nëna e tij gjatë një intervistë.
Ajo ka thënë se djalin e ka të sëmurë dhe s’ka lidhje me politikën.