Abuzonte seksualisht me një të mitur, në pranga 29-vjeçari

425
Forcat e policisë së komisariatit të Bulqizës kanë vënë në pranga 29-vjeçarin Denis Havalja, pasi sipas policisë lokale kishte abuzuar seksualisht me një të mitur nga fshati Fushë Bulqizë. Sipas policisë lokale, 29-vjeçari Denis Havalja, nga fshati Ceruj i Matit, e kishte marrë me forcë të miturën 13-vjeçare, duke e futur në një makinë e ku më pas ka abuzuar seksualisht me të. Ndërkohë mësohet se 13-vjeçarja është nisur drejt Tiranës pasi gjendja e saj shëndetësore është e rëndë.
Sigal