Krimet e Rënda mbyllin procesin, 47 vjet e 4 muaj burg, 6 bashkëpunëtorëve të Riformatos

391
TIRANË – Dënohen gjashtë bashkëpunëtorët e pilotit italian të avionit me drogë në Divjakë, Giorgio Riformato. Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi këtë të mërkurë të dënojë me 47 vjet e muaj burg në total Sajmir Bajramajn, Mariglen Ymerajn, Kleviol Ahmetin, Aurel Pupen, Orgest Bilbilin dhe Kristian Demçen. 
Gjashtë të pandehurit përfituan uljen e dënimit me 1/3 për shkak se ishte pranuar kërkesa e tyre për gjykim të shkurtuar.
Kështu:
-Sajmir Bajramaj nga 14 vjet burg që vendosi Gjykata do të bëjë 9 vjet e katër muaj burg
-Mariglen Ymeraj nga 14 vjet burg, 9 vjet e katër muaj
-Aurel Pupe – Nga 10 vjet burg, 6 vjet e 8 muaj
-Orgest Bilbili nga 11 vjet burg – 7 vjet e 4 muaj
-Kristian Demçe nga 11 vjet – 7 vjet e 4 muaj
-Kleviol Ahmeti u dënua me 10 vjet burg, por nga gjykimi i shkurtuar perfiroi ulje ne 7 vjet e 4 muaj.
Ndërkohë i hapur mbetet procesi për pilotin Rifformato i cili në ndryshim nga 6 bashkëpunëtorët e tij nuk kërkoi gjykim të shkurtuar por mohoi akuzën duke dhënë versionin se ai u rrëzua në Divjakë pas një defekti teknik.
Më 10 maj 2014 avioni model Piper i drejtuar nga Giorgo Rifformato u rrëzua në plazhin e Divjakës. Pas rrëzimit policia mundi të zbuloj një rrejt të trafikut ndërkombëtar të drogës si dhe sekuestruar një sasi prej 350 kg kanabis të paketuar për tu dërguar në Itali me avion.
Sigal