6500 paund gjobë për ata që veshin burka, Zvicra ndalon përdorimin

580
Zvicra ndalon veshjen në publik të burkës, veshjet tipike myslimane. Lajmi është publikuar në mediat zvicerane.
Mësohet se ditën e hënë parlamenti i Rajonit të Tricono ka miratuar këtë vendim, i cili parashikon se personat që do të jenë veshur me këtë veshje do gjobiten me 6500 paund. Sakaq, këto masa vinë pas ngjarjeve të rënda që ndodhën më 13 tetor të këtij viti në Paris, ku humbën jetën 132 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.
Burka është një veshje tipike myslimane, e zezë, e cila përdoret nga femrat, por ka pasur raste që është përdorur për kamuflim dhe nga ekstremistë të ISIS.
Sigal