Xhihadistët, organizatori i rekrutimit kërkon pushim të çështjes

443
Gerti Pashja, i akuzuar si organizatori i rekrutimit të shqiptarëve drejt Sirisë kërkon pushim të çështjes ndaj grupit të xhihadistëve. Ndërsa ka dëshmuar në seancën e sotme gjyqësore te Krimet e Rënda, Pashja ka deklaruar se ndaj të pandehurve nuk ka asnjë provë. Pashja: Për dy vjet prokuroria nuk na ka marrë asnjëherë në pyetje. Edhe i pandehuri tjetër, Bujar Hysa ka deklaruar se nuk ka nxitur luftëtarë për në Siri. Shtetasit Genci Balla dhe Bujar Hysa, të cilët ushtronin aktivitet fetar ilegal, të palegalizuar në zonën e Unazës së Re dhe në fshatin Mëzez në Tiranë, dyshohet se kanë kryer veprime aktive për indoktrinuar persona të ndryshëm me ideologji radikale, për t’u angazhuar më pas në luftime në përbërje të grupeve terroriste ekstremiste që janë nën sanksione nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Sigal