27-vjeçari përdhunoi të miturën greke? Ja çfarë ‘thotë ekspertiza’

269
Sigal

Ekspertiza mjeko-ligjore ka dalë në përfundimin se 17-vjeçarja greke nuk është përdhunuar nga i ru shqiptar. Sipas ekzaminimit, 17-vjeçarja nuk ka mavijosje në trup, megjithatë 27-vjeçari shqiptar do të merret në pyetje sërish në orën 11:00.

Bazuar në informacionet të protothema.gr, ekspertiza mjeko-ligjore, e kryer nga Shërbimi i Mjekësisë Ligjore të Pireut me kërkesë të Prokurorisë së Athinës nuk ka asnjë shenjë mavijosje apo gërvishtje, që lë të kuptohet se e reja nuk është përdhënuar. Madje rezulton se e mitura ka pasur kontakt seksual me të edhe më parë.

Avokati i autorit të dyshuar 27-vjeçar që ende nuk është identifikuar, Manolis Vamvounakis, duke folur për protothema.gr, nënvizoi se klienti i tij do të merrte masa kundër denoncueses dhe familjes së saj.

“Shpresoj se drejtësia të vihet në vend dhe ju deklaroj se do të marr masa ligjore kundër viktimës së dyshuar dhe nënës së saj në ditët në vijim për gjithë dëmin që i kanë shkaktuar klientit tim,“-tha ai për mediat greke. Ngjarja supozohet se ndodhi më 11 prill, ku e reja pretendoi se shqiptari e kishte abuzuar seksualisht në shtëpinë e tij dhe më pas e kishte kthyer në banesën e saj me motor. Ndërsa ajo një ditë më pas vendosi që ta denonconte.