‘Kushtoj më shumë kohë…’Ermal Mamaqi ka një mesazh publik për Bora Zemanin

176
Sigal

Në një nga netët “Prime” të ‘BBV’, Ermal Mamaqi bëri një shaka me aktorin Donald Veshaj sa i përket ish-partnreres së tij, Bora Zemani të cilën tha se do ta bënte pjesë e njërit prej filmave.

Shaka kjo e cila u komentua gjerësisht në mediat rozë pasi edhe raporti i Donaldit dhe Beatrixës u ‘kris’ kur kjo e fundit nuk u bë pjesë e darkës me ish-banorët, pas deklaratës nga ana e aktorit.

Së fundmi, në një intervistë të dhënë në programin “Goca dhe Gra”, Ermali ka treguar se e gjitha kjo ishte një shaka nga ana e tij dhe se nuk ka asgjë personale me Borën apo pjesën tjetër të protagonistëve të këtij debati.

Madje ai i dha edhe një këshillë publike moderatores duke thënë se ajo duhet t’i kushtojë më shumë kohë qetësisë së saj.

Borës do t’i këshilloja që t’i kushtojë më shumë kohë qetësisë së saj fizike. E shikoj që punon çdo ditë, non-stop dhe të shtunave”, u shpreh Ermali.

Image

Rikujtojmë se prej disa ditësh në rrjet po përflitet se ajo dhe Donald Veshaj i kanë dhënë një mundësi të dytë njëri-tjetrit, madje se së shpejti do të sjellin një bashkëpunim muzikor.