2 atentate në 7 ditë. Pronari i hotelit: Policia nuk vepron, kërkoj azil për djemtë (VIDEO)

81

Në 7 ditë, hotel “Voloreka” në pronësi të Jetmir Muçllari, është goditur dy herë. Më 1 gusht janë qëlluar 3 plumba në drejtim të hotelit, por kjo ngjarje nuk është raportuar më herët. Dy persona me motor qëllojnë në drejtim të automjeteve të parkuara e më pas largohen me shpejtësi.

Pronari i hotelit, Jetmir Muçllari, ka pasur konflikte të mëparshme. Në vitin 2013 Muçllarin kanë tentuar që ta ekzekutojnë me armë. Nga ana tjetër, vetë Muçllari ka rrëfyer për mediat tmerrin e përjetuar, në orët e para të mëngjesit, ku sipas tij, dy persona kanë qëlluar disa herë me kallashnikov. Ai kërkon mbrojtje dhe azil për djemtë.

“Ngjarja ne oren 4:40 min. Kane qene dy persona ne kembe, te cilet kane qelluar me kallashnikove,duke shkehur disa karikatore ne drejtim te makinave te parkuara dhe hotelit. Atentatoret kane qelluar disa here ne drejtim te dhomes ku flinte djali dhe dy dhomave ku ishin turiste. Nga plumbat nuk ka persona te lenduar. Fillimisht autoret qelluan ne drejtim te rojes se hotelit, duke i kerkuar qe te mos levizte. Plumbat demtuan dy makinat e mia dhe te djalit dhe 4 mjete te turisteve. Jemi te kercenuar si familje. Kerkojme mbrojtje nga policia. Dyshoj se objektiv i atentatit te sotem dhe atij qe ndodhi para nje jave ka qene djlali im. I kam denoncuar me emra autoret, por policia nuk po vepron. Kerkoj azil për dy djemte, pasi ketu ju rrezikohet jeta”.