Moisi Dalipi: Edmond Hasanbelliu, “dekani” i presidentëve të futbollit

81

Moisi Dalipi

Edmond Hasanbelliu , “dekani” presidentëve të  futbollit

Edmond Hasanabelliun, në  qytetin e Durrësit e njohin të gjithë si “Moni”, që drejton futbollin e qytetit tyre, kurse në  tërë vendin tonë në Shqipëri, si president të  klubit të futbollit  “Teuta”. Por në botën e futbollit shqiptar të gjithë e njohin mirë  të  gjithë si “dekani” i presidentëve të klubeve të futbollit. Dhe ndodh kështu,  sepse  ai njeri i heshtur në pamje të parë, por me një botë të pasur shpirtërore  dhe  i dashuruar fort pas futbollit,  ka plot  21 -vjet   që  qëndron fortë dhe tepër  krenar, në krye të klubit të futbollit durrsak – “Teuta”, si pak kush tjetër në futbollin shqiptar.  Ka qenë  pa i mbushur  37- vjeç,  në atë janar të vitit 1999, kur  “Teuta” ndodhej në një pozicion tepër të vështirë në klasifikim dhe rrezikonte qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar, kur  Edmondi  erdhi  në krye të klubit  si president. Në ato kohë klubi menaxhohej nga Bashkia Durrës dhe nevoja për afrimin e një biznesmeni ishte emergjente. Edmond Hasanbelliu ishte një person  i suksesshëm  në botën e biznesit, por në sport njihej thjesht si një sportdashës.  Ish-kryebashkiaku  Arqile Gorea  duke ditur pasionin e tij për futbollin, i ofroi postin e presidentit. Ai pa u menduar dy herë nuk e refuzoi kërkesën.  Në këtë mënyrë nisi aventura e Hasanbelliut  me “Teutën”, që do të pasohej në  vite të suksesshme, trofe, pjesëmarrje në Evropë, por edhe zhgënjime  e mërzitje.  Dashuria e tij për futbollin është shumë e madhe. Gjithçka nis që në vitet e rinisë  tij,  kur  djaloshi  17- vjeçar  i lindur në Durrës, në një familje  me origjinë nga Ermenji i  Skraparit,  luante futboll me ekipin e të rinjve të ish “Lokomotivës”-Durrësit.  Nuk   arriti të bëhej  futbollist deri tek ekipi parë, por dashurinë për futbollin  nuk  ia  preku  askush. Ai ka rreth  21 -vjet, që investon në futboll nga bizneset personale, por përsëri është gati të japë gjithçka për pasionin e tij të fëmijërisë. Edmond Hasanbelliu është një personazh shumë karizmatik dhe  nuk i pëlqen të dalë shpesh në media, por ashtu i heshur siç paraqitet,  të bind se e njeh mirë futbollin, drejtimin dhe suksesin e tij,  ashtu siç ka provuar në këto vite edhe mosrealizimin e suksesit, por gjithmonë  nuk është ndarë  nga futbolli qytetit tij. Dhe të gjitha këto na u kujtuan në mbrëmjen  e 2 gushtit 2020, pas finales  të  Kupës të Shqipërisë  në  futboll, kur  “Teuta”  fitonte pastër  0-2 ndaj kampiones  “Tiranës”  në stadiumin “Air-Albania” dhe  shkruante për  herë të  katërt emrin e saj në “Librin  e Artë” të fituesëve  të Kupës të Shqipërisë. Me atë buzëqeshjen e tij të lehtë, tek vendi  në tribunën vip,  dhe ai ndoshta  gëzonte diçka më shumë se të tjerët. Edhe pse nuk zbriti në fushë për t’ju bashkuar skuadrës në këtë promovim suksesi, duke ia lënë në dorë gjithçka zyrtarëve më të lartë të federatës të kryenin të plotë  protokollin  zyrtar të fitimit të trofeut (siç ndodh rëndomët më disa presidentë klubesh) , ai me shumë kujdes dhe tepër xhentil ka ditur  të takojë dhe përgëzojë një e nga një,  të gjithë lojtarët dhe stafin e trajnerëve, për  këtë  sukses që i kanë dhuruar  qytetit  të Durrësit. Edhe  pse  arshiva e trofeve të fituara nga  “Teuta”  në vitet e presidencës të Hasanbelliut  është  tepër e pasur,  ku në harkun  e 21- viteve të presidencës  tij,  skuadra ka fituar tre herë në vitet 2000, 2005, dhe 2020,  – Kupën e Shqipërisë,  nga  katër që  janë gjithësej së bashku me atë të 1995, si  dhe dy Superkupa në vitet  2000 dhe 2005, nga tre  që  janë fituar deri tani, sëbashku  me atë  të vitit 1994,  përsëri Edmondi,  e vlerson këtë trofe të fituar  të  rradhës me shumë rëndësi, me shumë moral dhe tepër stimulues për skuadrën , qytetin dhe tifozerinë  e “Djemve të Detit”, që vjen në këtë qytet pas 15 -vjetëve . Dhe presidenti durrasak shprehet qartë kur thotë -: “Është një trofe  i veçantë,  jo vetëm se kemi merituar duke u përballur me një kampione si  “Tirana”,  që më parë dy herë na e kishte marrë  këtë trofe, por ai ka ardhur në një moment shumë të kërkuar. Pas tërmetit  të 26 Nëndorit 2019, ku Durrësi u kthye në  një  qendër me shumë  pasoja  erdhi pandemia  Covid -19. Të dyja këto fenomene  kanë  sjellë   një klimë aspak të mirë për  njerëzit  që  kanë  nevojë  për pak gëzim,  qoftë ky dhe sportiv. Ky fakt ka shumë rëndësi përveç  atyre  anëve të tjera, që kanë të bëjnë  me  pjesmarrjen  e skuadrës  në  “Evropa-League”  dhe faktin tjetër që ky vit është jubilar,  që përkon dhe me 100- vjetorin  e  krijimit të F.K. “Teuta”.” Dhe ky togfjalësh i thënë kështu, ku brenda tyre ka kaq shumë  ndjenjë njerëzore dhe humane, ku  ka dashuri për njerëzit dhe qyetin tënd, natyrshëm  që bëjnë  një  president  futbolli si Edmond Hasabelliu të meritojë plotësisht vlersimin “Dekani” i presidentëve të futbollit shqiptar. Nuk janë  vetëm vitet e gjata dhe të lodhshme që ja japin këtë vlerësim tij,  as investimet e shumta  e të përvitshme që i përkushtohen  nga bizneset  e tij futbollit durrsak, por janë dhe rezultatet  sportive që e bëjnë më tingëllues këtë vlerësim. Kështu nga 8 herë në historinë e  saj që  “Teuta” ka dalë në finale të Kupës në vitet 1957, 1995, 2000, 2001, 2003, 2005, 2007,  dhe 2020,  për  plot 6  herë  janë  finale të luajtura  nën presidencën e drejtur nga Edmond Hasanbelliu. Por jo vetëm kaq, sepse  përveç  sezonit  1993-1994,  kur  “Teuta” është  shpallur kampione, në Kategorinë  Superiore,  si  dhe  2 herë  kampione  Kategorisë  Parë dhe të Dytë, në vitet 1959 dhe 1961, që nga viti 1999,  dhe deri sot ka fituar  dhe 3 herë titullin si nënkampione e futbollit  shqiptar për Kategorinë  Superiore, nga 7  herë në historinë  e klubit.  Gjithësesi,  ky kampionat  që  sapo u mbyll,  skuadra  u  rendit në klasifikim në vendin e pestë  me  57 pikë, me bilancin 15 fitore, 12 barazime dhe 9 humbje, dhe me goleverazhin  41-34. Ndoshta ky kampionat  do kishte një renditje  ndryshe për skuadër durrsake; po të mos kishte kalur  disa luhatje  në  rezultate në pjesën e parë të kampionatit, kur ndodhi dhe “valsi pankanave  në drejtim  Shkëmbi-Martini . Por po ti shtosh këtyre fakteve  historike dhe statistikore  dhe atë që skuadra e  “Teutës”,  nga 14 pjesëmarrjet  që ka për Kupat e Evropës,  si ato U.E.F.A , Evropa –League , Intertoto dhe ato Ballkanike, në plot  9 herë janë me president  Edmond Hasanbelliun. Kështu gjithçka bëhet më e qartë dhe domethënese. Çdo të thotë  të drejtojë  plot  pasion një president i tipit si  “Moni”. Por të gjitha këto, që dikush po ti kishte prekur dhe shijuar do të kërkonte  t’i  mbulonte me zhurmën mediatike, tek  ky  njeri, po lakohen në heshtje, sepse dhe vetë  ai që ka punuar fort për t’i realizuar ato,  i komenton  shkurt kur thotë : “Kemi bërë vetëm detyrën  ndaj futbollit dhe qytetit tonë”. Por e njëta gjë ndodhi dhe në mbrëmjen e  2 Gushtit  2020,  kur skuadra  dhe i gjithë Durrësi fitonte trofeun e Kupës të Shqipërisë dhe Presidenti Meta uronte skuadrën e “Teutës”  dhe Edmond Hasanbelliu si një bashkëpatriot me zotin Meta, (të dy me origjinë nga Skrapari), do ta kalonte  këtë  urim dhe falenderim  presidencial  me sportivitet duke thënë  vetëm fjalët :“Faleminmderit  shumë  Zoti President!” Dhe kjo mënyrë interpretimi nga ana e tij, nuk është indiferetizëm,  por mënyra  më  e mirë e vlerësimit  të suksesit të arritur, ku në qendër të saj qëndron  jo vetëm  gëzimi i ligjshëm për atë që është arritur, por dhe ajo ndjenjë,  që më shumë kërkon të thotë se gjithçka e merituar me punë dhe përkushtim  përveç respektit, nuk i duhen  shumë  studiot telvizive dhe faqet e gazetave për të thënë me bujë të madhe: “Unë bëra atë dhe këtë për të fituar këtë trofe sportiv”.  E thënë  më qartë  dhe më kuptueshëm, për njerzit e punës flet më mirë se kushdo, vetëm rezultati dhe suksesi.  Duke  u rikthyer  tek  kjo Kupë  e fituar tashmë  së fundi,  tek kjo skudër si  “Teuta” , që siç thamë është e  4 –ta në rradhën  e saj,  ka disa të veçanta   që  nuk  duhen  harruar.  Katër Kupat  janë fituar nga katër trajnerë  të ndryshëm siç janë:  Bashkim Koka, Hasan Lika, Stavri Nica,  dhe tani së fundi Edi Martini,  që pas 15 -vjetëve thyen heshtjen e fitimit të trofeve. Natyrshëm  janë ndryshuar jo vetëm  personazhet  e drejtimit,  por dhe ata  që në fushën e  blertë  të lojës që kanë konfirmuar suksesin. Dhe presidenti Edmond Hasanbelliu, i ka parasysh  të gjitha  këto  edhe kur shprehet se:  “Jam  tifoz me gjermanët, kombëtaren e Gjermanisë, ndërsa  “Milani”  i Van Basten, Gullit është ai më magjiku. Aktualisht më pëlqen si trajner  Pep Guardiola dhe i them shpesh trajnerëve të mi: “Shikoni lojën që aplikon Pep, bën spektakël dhe fiton. Ju luani me 7 mbrojtës dhe nuk na jepni asnjë kënaqësi. Mësoni pak (qesh)”. Si lojtar, patjetër Mesin , por  “Teuta” e qytetit  tim  mbetet e pazvedësueshme për gjithçka.” Dhe këtu “dekani” presidentëve të futbollit , ka  parasysh  mirë  edhe mungesën e gjatë  të  fitimit të titullit kampion  për herë të dytë nga “Teuta” . Tashmë përpara tij është  e gjithë historia e kësaj skuadre 100 -vjeçare , me emrin e veçantë  “Teuta”  e  Durrësit. Aty  pranë është  dhe  kërkesa për  t’u përsëritur fitimi titullit kampion. Ndoshta ka ardhur  rradha,  që sezonin e ardhshëm,  ky objektiv të bëhet realitet. “Dekani” presidentëve të futbollit shqiptar, Edmond Hasanbelliu, ka filluar të mendojë se duhet të ndodhë  kështu për skuadrën e  “Teutës”  të  Durrësit.