Durrës/ Plagosje me thikë, vjedhje, arrestohen dy të mitur

248
Sigal

Dy të mitur janë arrestuar nga policia pasi akuzohen për disa vepra penale.

Në 7 gusht ata kanë thyer dhe më pas kanë vjedhur një dyqan ku kanë marrë 30 mijë lekë.

Ndërkohë një më parë ata kanë plāgosur me thīkë dy persona të cilët janë dërguar në spital ku janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë ata ishin lënë në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, por e kishin thyer atë duke dalë jashtë banesës.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krīmeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasit M. P., 17 vjeç dhe A. Gj., 15 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 07.08.2020, në lagjen nr. 13, Durrës, dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit P. N., ku kanë marrë 30.000 lekë.

Gjithashtu këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 06.08.2020, në lagjen nr. 13, Durrës, dyshohet se kanë goditur me mjet prerës (thīkë), shtetasit A. D., 18 vjeç dhe E. Zh., 16 vjeç, banues në Durrës, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasit M. P. dhe A. Gj., me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, ishin me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, por e kishin thyer atë duke dalë jashtë banesës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprat penale “Vjedhja”, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Largimi i të burgosurve nga vendi i qëndrimit.