“Përpjekjet e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE nën Edi Ramën kanë dështuar gjithmonë për shkak të persekutimit të paqëndrueshëm të bosëve të drogës në Shqipëri.” – shkruhet mes të tjerash në reportazhin e ZDF-së gjermane për mafian shqiptare.
Gjiganti mediatik gjerman pasqyron në një shkrim të vetin tiparet dalluese të mafies shqiptare, si mendon dhe si verpon ajo. Pikërisht mungesën e goditjeve ndaj krimit shqiptar ZDF e cilëson si pengesën për rrugëtimin europian të Shqipërisë. Po paraqesim njw pjesw tw shkwputur nga shkrimi.
Varfëria, korrupsioni dhe kodet arkaike
Pas dekadash izolimi nën regjimin stalinist të Hoxhës, vendi më i varfër në Ballkan, Shqipëria, vetëm që nga viti 1990 është hapur ndaj Europës dhe një shoqërie të tregut të lirë. Por korrupsioni deri në postet më të larta politike bën që shumica e shqiptarëve të dyshojnë për aparatin shtetëror dhe ligjet e tij edhe sot e kësaj dite, përkthen lapsi.al. Ata prej shekujsh u kanë besuar rregullave të pashkruara të “Kanunit”, i cili e vendos familjen mbi gjithçka dhe karakterizohet nga terma si “nder” dhe “hakmarrje”. Të rinjtë shpesh e gjejnë perspektivën e tyre në bandat kriminale dhe të mirëorganizuara që shfaqin me krenari plaçkën nga tregtia ndërkombëtare e drogës në vila dhe makina luksoze në atdheun e tyre.Fenomeni i klaneve të organizuara mafioze shqiptare është i dukshëm edhe në Gjermani që në vitet ’90. Në mes të Gjermanisë, “tradhtarët” shqiptarë që kundërshtojnë bandat dënohen me të ashtuquajturat vrasje nderi. Përveç trafikut të drogës, në të cilin familjet shqiptare u ngritën nga partnerë të vegjël të mafiozëve italianë në importues të drejtpërdrejtë në Amerikën e Jugut, pazaret e armëve, vjedhjet dhe prostitucioni janë ndër aktivitetet kryesore kriminale të kriminelëve shqiptarë.Të favorizuar nga politika liberale e vizave në Shqipëri, autorët ndryshojnë identitetin e tyre në shtëpi sa herë të duan. Kjo e bën edhe më të vështirë për hetuesit gjermanë kërkimin dhe hetimin. Ligji i heshtjes ndalon gjithsesi çdo bashkëpunim me policinë gjermane nën kërcënimin e vdekjes.




















