Enkelejd Alibeaj shkarkohet si kryetar i grupit parlamentar të PD

202
Sigal

Me shumicë votash, Kuvendi Kombëtar i PD-së ka shpallur vakancën për postin e kreut të grupit parlamentar të kësaj force politike.

Pasuesi i Enkelejd Alibeajt do të vendoset nga Këshilli Kombëtar që do të zgjidhet sot me votë.

Këshilli do të zgjedhë po ashtu dhe nënkryetarët e kësaj force politike.

Më herët me shumicë votash u vendos data 22 Maj për zgjedhjen e kreut të ri të Partisë Demokratike, si dhe u miratuan ndryshime statutore, në organet drejtuese të kësaj force politike.