Lagjet dhe rrugët e Shqipërisë në errësirë, bizneset blejnë energjinë me çmime marramëndëse, OSSHE si shushunjat bën tender 10 miliard lekë për sahate luksi inteligjent për matjen e energjisë nga zyrat, a thua se nuk i mjaftuan 9 vite në pushtet por u kujtuan tani në kohë “Lufte”
Teksa ministreshat i japin mend shqiptarëve si të kursejnë energjinë, ky rregull nuk vlen për milionat që hidhen në tendera, teksa deklarojnë krizë e madje kanë urdhëruar të ndërpritet energjia rrugëve duke u bërë burim aksidentesh gjatë natës
Qeveria Rama u premtoi shqiptarëve gjatë fushatave të 2013 por edhe të 2017 se do të ul çmimin e energjisë elektrike, humbjet në rrjet dhe vjedhjet. Sigurisht për qytetarët kërrbaçi ka qëndruar mbi kokë dhe një pjesë e tyre janë vetvarur me telat e elektrikut pasi nuk kishin mundësi ti paguanin dhe kanë përfunduar në burgje , ku janë varur. Madje rasti më i fundit ishte humbja e jetës të qytetares në Fier, e lënë në mëshirë të fatit pa drita nga pamundëisa për t’i paguar. Akoma më keq kjo situatë është në qytete dhe fshatra ku qytetarët jetojnë në errësirë dhe mjerim dhe alarmante është tharja e Fierërzës si kurrë më parë.Ndërkohë që oligarkët harxhojnë miliona në supermarkete, fabrika dhe qendra tregtare dhe faturohen më pak se familjarët. Teksa ministreshat i japin mend shqiptarëve të kursejne energjinë, ky rregull nuk vlen për milionat që hidhen në tendera, teksa deklarojnë krizë e madje kanë urdhëruar të ndërpritet energjia rrugëve duke u bërë burim aksidentesh gjatë natës. Projekti për instalimin e matësve inteligjentë në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike që përfshin hallkat nga kabinat tek konsumatori fundit pritet që të nisë së shpejti. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) hapi këtë javë garën për fazën e parë të projektit dhe që parashikon instalimin e matësve inteligjentë në kabina elektrike dhe kjo do të nisë në dy bashki që kanë probleme.Fondi limit për këtë fazë është 8.5 milionë euro. Kjo më pas do të shtrihet në të gjithë vendin dhe pas instalimit të matësve inteligjentë në kabina, faza e radhës është ajo e plotësimit të konsumatorëve fundorë.Kompania argumenton se cilat janë përfitimet e instalimit të matësve inteligjentë në gjithë sistemin e shpërndarjes nga njëra anë dhe si arritëm tek ky projekt në anën tjetër.“Duke u nisur nga zhvillimet e tregut te energjisë elektrike dhe kërkesat e saj,OSHEE Group kërkon të instaloje Sistemit te Matjes Inteligjente dhe Rrjetave Inteligjente (SMART GRID), të cilat përfshijnë platformën e vendosjes se matëseve inteligjentë në konsumatorët fundorë, platformën e vendosjes së matëseve bilanciere në kabinat elektrike si dhe platformën e verifikimit dhe kontrollit të tyre” nënvizon OSHEE.Sipas dokumentit objektivat kryesorë të projektit janë:Reduktimi i humbjeve jo-teknike, duke u fokusuar në procesin e bilancit (Energji e Konsumuar-Energji e Faturuar) të të ardhurave për të optimizuar këtë proces dhe për të zvogëluar vjedhjet në rrjet.Ulja e humbjeve teknike, duke u fokusuar në efiçencën e infrastrukturës së shpërndarjes..Ulja e kostove të mirëmbajtjes dhe zëvendësimit të transformatorëve shpërndarjes TM/TU.Rritja e cilësisë se shërbimit.Përballja me rritjen e energjisë se prodhuar nga burime te reja te energjive te rinovueshme.Kontroll fleksibel i ngarkesës ne rrjetin e tensionit te uletSipas kompanisë së shpërndarjes avantazhet kryesore të sistemeve SMART GRID janë që së pari lexim i i matjes bëhet automatikisht dhe integrimi me BILLING SISTEM(sistemi i faturimit) nxjerr direkt faturën e konsumit të abonentit. Së dyti shmangen gabimet njerëzore në lexim ndërkohë që ka shpejtësi më të madhe në përpunim dhe nxjerrje të faturës më shpejt. Së treti eliminon nevojën të shkohet tek abonenti për lexim duke ulur kostot operative të kompanisë. Së katërti mundëson matjen e energjisë me klasë të saktësisë së lartë (psh në cl: 0.5). Njëkohësisht mat rrymën, tensionin, frekuencën, harmonikat, fuqinë aktive, fuqinë reaktive elektrike.Po kështu shkyçja e abonentëve qe nuk paguajnë faturën bëhet direkt nga qendra operative në OSHEE Tiranë nga PLATFORMA pa pasur nevojë të shkohet fizikisht tek abonenti “Avantazh i madh është pasi matësit SMART që po montohen janë projektuar që të lexojnë dhe të gatshëm për leximin e energjisë elektrike prodhuar me panele diellore” thuhet në raportin e OSHEE.






















