Sefedin Methoxha/ Çorovoda anës lumit ndrin si krahët e pëllumbit!

    439
    Vizitat në qytetin e Çorovodës, edhe pse të përsëritura, sjellin gjithmonë gëzimin e diçkaje të re. Çorovoda e ngritur madhështore midis dy lumenjve, i ngjan aq fort bukurisë, sa zor se gjen një të dytë në botë, sa me të drejtë mund të thuash se arktitekti popull nuk ka krijuar kurrë vlera më të mrekullueshme urbanistike. Çorovoda pulson pa pushim. Në rrahjen e pandërprerë e të fuqishme të pulsit të saj, dëgjohen çak – çuket e çekanëve. Qyteti me rrugë e mure mbajtëse, të skalitur në formë mozaike, si dhe me shijen e hollë të punës prej guri që hedh dritë mbi nivelin turistik vijon të ruajë vlera te pakrahasueshme monumentale. Qytetin turistik po e ndërton fantazia e ndezur e popullit krijues. Në vallëzimin pafund të dritave shikon edhe rritjen madhështore të Çorovodës që shtrin gjymtyrët e saj të gurta shpateve të maleve, që kanë në përbërjen e tyre kanionet e bukura që edhe turistin më të shëtitur e bën të mahnitur. Në afisherinë e qytetit na rrok syri një lajmërim ku thuhet: “Kërkojmë fuqi punëtore”. Të çudit ky fakt por është e vërtetë. Kudo njerëzit kërkojnë punë, në Çorovodë puna kërkon njerëz. Kërkon njerëz se zbatimi i projekteve duken se janë në një garë të paparë. Ato ndjekin njera-tjetrën. Kur thuaj se mbaroi kjo punë ka filluar tjetra. Çorovoda ka marrë formën e saj të plotë. 
    Kërkojmë me sy ato kioska që i kishin zënë tërë hapësirën qytetit para 4-vetësh dhe vendin e tyre e kanë zënë hapësirat e gjelbra. Kërkojmë ata punëtorë që ekzistonin vetëm në bordero, por jo në punë. Kërkojmë ata trotuare që s’ishin më të tillë. Kërkonim punë, por punës i kishte humbur emri. Muret mbajtës të rrëzuara e të shëmtuara. Rruga për në varrezat publike që hapej arkivoli rrugës, një qytet pa hyrje e pa unazë të rregulluar. Osumi po e gërryente qytetin. Lulishte të dëmtuar, pa për lojëra fëmijësh as që bëhëj fjalë. 
    Zhurmon puna, si një melodi e zgjatur 
    Shikojeni tani Çorovodën, zhurmon puna, e cila vjen si një këngë e zgjatur. Bashkia e qytetit ka një staf të ri të mrekullueshëm, djem e vajza të rinj që dinë të marrin zotime të guximshme e t’i bëjnë realitet. Në radhë të parë i rikthyen emrin punës, e nëpërmjet saj i rikthyen dinjitetin Çorovodës. Dhe valët e Osumit sikur thurin këngën: “Çorovodë, anës lumit, ndrin si krahët e pëllumbit”. Nga auobuzi që vinte nga Tirana, zbret në sheshin kryesore të Çorovodës një burrë i thyer në moshë dhe po e vështron me sy atë. Ky ishte Teki Bregu. Vitet nuk ia kanë kërrusur dot shpatullat e tij të larta. Vetëm i kanë skalitur brazda në fytyrë e i kanë hedhur lule të bardha në kokë. “Kur erdha para 4 vitesh këtu Çorovoda ishte ende në djep, kurse tani më duket si një nuse që ka hedhur vellon e nusërisë. 
    – Eja Teki – i thotë një dashamirës, hajde pimë një kafe. 
    Do shëtis Çorovodën, të shijoj bukuritë e saj, pa kafen këtu e gjen prapë. 
    Tani Çorovoda është bërë qytet i vërtetë, me një infrastrukturë të plotë, me konvikt e shkolla të rregulluara, u shtruan e zbukuruan trotuaret, u bë unaza e qytetit, ende në vazhdim prita e Osumit, u rregullua lulishtja e qytetit, u ndërtuan lodra për fëmijë, u shtruan rrugët e u ngritën mure mbajtës me një shije të vërtetë estetike. 
    Çorovoda dhe Skrapari, një destinacion turistik 
    S’më bën zemra të largohem prej këtej, thotë Teki Bregu, këtu është harmonizuar aq bukur bukuria e natyrës dhe dora e njeriut. Bravo i qoftë atij kryetarit të bashkisë, Nesim Spahiut, jo vetëm që ka zbukuruar qytetin, por më thanë se ka punuësur 90 punëtorë dhe kërkon përsëri fuqi punëtore në fabriken e fasoneve dhe gjetkë. Puna vazhdon me ritme të shpejta. E megjithatë këto nuk përbëjnë evenimente në jetën e Çorovodës. Ato janë rrjedhë e jetës së saj drejt asaj strategjie për ta kthyer Çorovodën e tërë Skraparin një destinacion turistik. Kohët kur mbeturinat për mungesë të koshave hidheshin në Osum dhe qeskat e mbeturinave fluturonin nga kati i pestë e përfundonin në trotuar, kanë mbetur të shënuara në faqet e zeza të historisë së hidhur të tranzicionit. E tani bashkia ka siguruar makineri për kompozimin e plehrave. Në çdo dhjetë metra është vendosur një kosh. Nuk gjen sikur edhe një fletë peme përtokë, kudo qëndrojnë punëtorët në gatishmëri me fshesë në dorë. Pamja e jashtme e një qyteti ka të bëjë edhe me traditat e banorëve të tij, me punën plot fantazi e krijimtari të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, por dhe Zyrës së Urbanistikës dhe asaj të Mjedisit. Shumëllojshmëria e gjelbërimit, shëtitoret, rrugët e trotuaret, sheshet, veprat e artit, propaganda mjedisore, format e vogla të arkitekturës, dekorit etj, janë elementët që marrin pjesë në formimin e mjedisit urban dhe ushtrojnë ndikimin e tyre në kulturën e këtij mjedisi.

    Gjelbërimi i qytetit
    Janë shtuar sipërfaqe të reja të gjelberta, të gjitha trotuaret e qytetit janë vargëzuar me akacie, blir dhe pemë të tjera dekorative, Çorovoda ka tashmë një fytyrë të kulturuar. Çorovoda po rritet e zbukurohet çdo ditë. Ajo lindi si një fëmijë që vërtetë është i vogël në fillim, po rritet e zbukurohet çdo ditë. E puna vazhdon, çdo ditë ka një diçka të re, pa mbaruar mirë një projekt fillon tjetri. Po bëhet hyrja e re e qytetit, devijimi i rrugës Orizaj – Çorovodë, rruga Çorovodë-Ura e Kasabashit. Në perspektivë janë projektet Çorovodë-Përmet-Tomorricë deri në Korçë. Kudo ka punë, kudo bëhet punë. Puna mori emrin e saj dhe Çorovoda është kthyer me të vërtetë një kantier ndërtimi. 
    Sigal