INTERVISTA/ Ish-portieri i Tiranës dhe i Kombëtares, Isli Hidi ka mendim pozitiv për garën e Superiores
Agron KAJA
Abissnet Superiore e mbylli sezonin 2023-2024 me ndeshjet e “Final 4”, një përshkrim i juaji për ecurinë e garës në këtë sezon?
Gara në Abissnet Superiore ishte shumë e nxehtë dhe emocionuese deri në fund e saj. Edhe pse skuadrat kishin dilema për skemën e re “Final 4”, por Egnatia që kryesoi bëri më mirë këtë sezon. Ishte një kampionat i luftuar në dy kahjet e renditjes.
Një sezon që luajti me një skemë të re “Final 4”, çfarë i dha kjo formulë e Superiores?
Të gjithë ishin skeptikë në fillimin e kapionatit, si hera e parë që aplikohej në futbollin shqiptar. Unë mendoj se pritej më shumë nëse do ishte Tirana me tifozerinë e saj, por në fund fitoi futbolli. Kjo formulë nuk mund të themi se ishte dështim.
Si i përshkruani teknikisht katër ndeshjet e luajtura në “Final 4” me këtë skemë?
Duke e shtrirë mendimin në të katër fazat e kampionatit dhe në “Final 4”, mendoj se ishin ndeshje shumë të mira, edhe pse formula favorizonte skuadrat e renditura më mirë, dhe kjo është e kuptueshme që të luftosh renditjen për vëndet e para.
Cilën nga ndeshjet gjysmëfinale të “Final 4” e veçoni në treguesit e tyre?
Në fakt, jam i surprizuar nga Skënderbeu që ka bërë shumë mirë dhe e ka merituar, dhe po kështu edhe Vllaznia me një ekip që ishte për tu respektuar. Partizani dhe Egnatia e treguan se në kampionat se do ishin proitagonistët e kreut.
Nga ndeshjet Skënderbeu-Vllaznia 3-2 dhe Partizani-Egnatia 0-1, cilën prej tyre e veçoni si më të arrirën?
Duke ju referuar katër ndeshjeve të “Final 4”, do thoja se Partizani dhe Egnatia janë një hap para të tjerëve. Më vjen keq për Tiranën, sepse jemi mësuar ta shohim në krye, por Tirana mbetet Tiranë dhe një gjuysmë objektivi e realizoi, por ka edhe zhgënjime në futboll.
Në dy ndeshjet e para tifozët ishin të shumtë, në ndeshjet e fundit ra interesi, ju si e shikoni këtë ndryshim?
Për deri sa ndeshjes gjysmëfinale e “Final 4” i ra interesi _Skënderbeu-Vllaznia 2-3), edhe tifozët do ishin të pakët. Nëse do ishin Tirana me Vllazninë në këtë vend, natyrisht që do kishte më shumë interesim. Finalja ishte shumë mirë për tifozerinë.
Çfarë mendoni se duhet rregulluar në garën e Superiores për sezonin e ri?
Nuk e di se si do jetë skema për sezonin tjetër, por gjithsesi, edhe me “Final 4” ishte garë që duhet të vazhdojë. Tashmë skuadrat duhet të mësohen me risitë që i japin progres nivelit e cilësisë, sepse kështu do luftohet më fort për cdo pozicion në renditje.
Në këtë periudhë vëmendje ka marrë edhe Kombëtarja, pse Silvinjo e publikoi listën më vonë se disa skuadra në Europë?
Nuk mendoj se ishte vonë, sepse kishim lojtarë në aktivitet. Ndoshta ka parë edhe gjëndjen fizike të disa futbollistëve dhe ishte moment i duhur. Janë zgjedhjet e trajnerit që gjithmonë ka edhe pakënaqësi, por Shqipëria ka talente të rinj që Silvinjo u dha përparësi në këtë listë.
Duke qënë se jemi në pragun e Europianit “Gjermani 2024” (edhe 17 ditë), ku e mendoni Shqipërinë në këto finale?
Ne kemi një luks me lojtarë të talentuar dhe si çdo shqiptar, apo edhe si një ish-futbollist i Kombëtares, duhet ta shijojmë këtë Europian. Grupi është I fortë, por ky Europian do jetë një vitrinë e mirë për futbollin shqiptar. Ne Europianin tonë e kemi fituar.
Katër skuadra shqiptare në Europë, shorti më 18 qershor
Katër janë skuadrat shqiptare të futbollit që do të marrin pjesë në ligat e Europës: Egnatia në turin e parë të Ligës së Kampioneve, Partizani, Vllaznia e Tirana në turin e parë të Ligës së Konferencës. Shorti për të dyja këto kompeticione do të hidhet më 18 qershor dhe ndeshjet e turit të parë janë parashikuar të luhen 9, 10 e 11 korrik. Edhe pse UEFA nuk i ka zbuluar ende vazot, parashikimi është që skuadrat tona të kenë kundërshtarë të kalueshëm.
ABISSNET SUPERIORE
NDESHJET “FINAL 4”
E premte, 17 maj 2024
Partizani-Skënderbeu 1-0
E dielë, 19 maj 2024
Egnatia-Vllaznia 0-0
Për vendin 3 dhe 4
E premte, 24 maj 2024
Skënderbeu-Vllaznia 3-2
Finalja e “Final 4”
E dielë, 26 maj 2024
Partizani-Egnatia 0-1
SEZONI 2024-2025
1.Egnatia Liga Kamp.
2.Partizani Konf. Ligë
3.Vllaznia Konf. Ligë
4.Skënderbeu
5.Tirana Konf. Ligë
6.Teuta
7.Dinamo C.
8.Laçi
9.AF Elbasani Kat. Parë
10.Bylis Kat. Parë
Tetova nuk bën pushim, me laps për merkaton
Lajmi se trajneri i Egnatias, Edlir Tetova ka hedhur sytë nga merkatua në Superiore, dje për gazetën “Telegraf” rezultoi i saktë. Sepse vetë drejtues të klubit konfirmuan në konfindencialitet se disa futbollistët në skuadra të tjera që janë pjesë e Abissnet Superiore, janë në planet e teknikut. Në bllokun e tij të shënimeve, Tetova ka shënuar fillimisht me lapsin e tij dy emra që i mendon të vlefshëm për Egnatian e sezonit tjetër, dhe ai e ka nisur me mesfushorin e Laçit, Serxhio Ujka, si dhe mesfushorin sulmuesit të Kukësit, Françesko Hasaj. Nëse për Ujkën duhet parë kontrata me Laçin, për Hasajn duket më e thjeshtë, sepse Kukësi tashmë ka rënë në Kategorinë e Parë. Por burimi në fjalë konfirmoi se priten 2-3 afrime “big”, e kësisoj trajneri Edlir Tetova e ka marrë lapsin e merkatos.