Artan Mergjyshi: Për Superioren ishim të bindur, synimi na mbeti “peng”

80
Sigal

KATEGORIA E PARË/ Artan Mergjyshi analizon Apoloninë e sezonit që u mbyll dhe garën në tërësi

Agron KAJA

Agron Kaja

 

NOA

Kampionati kombëtar i Kategorisë së Parë e uli siparin e sezonit 2023-2024. Tashmë verdiktet e tij janë zyrtarizuar dhe kjo është kohë analizash e vendimmarrjesh për sezonin e ri, që si zakonisht drejtuesit e klubeve e nisin me trajnerin dhe e vazhdojnë me merkaton e lojtarëve. Te Apolonia ende nuk kanë ndodhur këto lëvizje, situatë që e vërteton për fazetën “Telegraf” trajneri që e mbylli sezonin në stolin fierak, Artan Mergjyshi. Edhe pse e morri drejtimin e skuadrës në mesin e sezonit, Mergjyshi e kishte besimin se ngjitja në elitë ishte mission i mundur. “Ne kishim bindjen se Apolonia ishte një ekip i mirë dhe i denjë për ngjitje në Superiore, por nuk kisha besim te stabiliteti gjatë vazhdimit të garës. Cilësia në skuadër ishte shumë e mirë me emra që e garantonin synimin, madje e kishim mendimin e plotë se do të merrnim më shumë se Flamurtari. U arrit vetëm 50% e synimit me ndeshjet në Play-off, dhe u eliminuam pikërisht aty ku synimi duhet të ishte më i plotë për ne”, kështu e nisi dje bisedën tekniku Artan Mergjyshi, i cili më tej , e quan garën e Kategorisë së Parë për sezonin që u mbyll si të rregullt me verdiktet që u arritën. “Në tërësinë e saj, gara në Kategorinë e Parë kishte edhe elementë të cilët sollën problematika te skuadrat, por duhet thënë se ato janë të pranueshme në një kampionat ku skema me 12 skuadra erdhi si një risi që gjeti të papërgatitur skuadra, trajnerë, lojtarë e drejtuesa të klubeve. Këtu mund të hyjnë edhe arbitrat, jot ë gjithë, por ata që nuk do ti quaja faktorë negativë sepse në gjykimin tim kanë qënë një nga pjesët pozitive të sezonit që mbyllëm në Kategorinë e Parë”. Mergjyshi ishte në dy bankina brenda sezonit që u mbyll (Vora dhe Apolonia), dhe të dyja i vlerëson për organizimin e mirë dhe për ritmin pozitiv që treguan në të gjitha ndeshjet. “Pritshëmritë ishin të larta, si te Vora edhe tek Apolonia. Vora ishte skuadër e mirëndërtuar dhe e drejtuar nga njerëz profesionistë. Bëri një kampionat të mirë por pa përvojën e duhur për tu ngjitur menjëherë në elitë. Ndërsa Apolonia dihet tashmë se është bërë faktor pozitiv në futbollin shqiptar, ku edhe në elitë ka treguar vlera të mira. Gjithsesi, me drejtuesit e Apolonisë jemi në diskutime pozitive dhe dëshira është që të dy palët të kemi një marrëveshje për vazhdimësinë, pasi kjo është një periudhë kohore për të parë mundësi më të mira nga sezoni që mbyllën. Seicili drejtues apo trajner e ka kohën të gjykojë për atë që do hedhë në fushë në sezonin e ri”, kështu e mbylli bisedën trajneri i Apolonisë, Artan Mergjyshi.

PRAG EUROPIANI “GJERMANI 2024” – EDHE 17 DITË

Sa sforco për listën! Silvinjo “eliminon” tre emra “big”

LISTA E FUTBOLLISTËVE TË GRUMBULLUAR

Portierë: Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Simon Simoni.

Mbrojtësa: Naser Aliji, Arlind Ajeti, Ivan Balliu, Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Enea Mihaj, Mario Mitaj.

Mesfushorë: Amir Abrashi, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Klaus Gjasula, Qazim Laçi, Ernest Muçi, Ylber Ramadani.

Sulmuesa: Jasir Asani, Armando Broja, Mirlind Daku, Arbër Hoxha, Rei Manaj, Taulant Seferi.

Të hënën pasdite, trajneri i Kombëtares sonë, Silvinjo, e bëri publike listën e futbollistëve të cilët ai do grumbullojë për ndeshjet e Europianit “Gjermani 2024”. Janë 27 emra, që sipas teknikut brazilian nuk kanë lidhje kualifikueset dhe nuk ishte kriter aktivizimi në klub. Madje ai ka lëshuar edhe një “perlë” për afatin e përgatitjes së listës. “Zgjedhja ka qenë e vështirë, e bëra në tre ditët e fundit dhe nuk mund të ftoj më shumë lojtarë”! Gjithsesi, referuar emrave që tekniku kuqezi ka besuar në këtë listë, duhet thënë se veç Abrashit që nuk u preferua gjatë ndeshjeve eliminatore në grup, Medon Berisha dhe Simon Simoni janë risi. Ndërsa mungojnë tre senatorët “Big”, Cikalleshi, Uzuni dhe Bare. Më 3 qershor Kombëtarja do të luajë në Hungari miqësore me Lihtenshtejnin, më 7 qershor me Azerbaixhanin, në stadiumin “Sambatheli”.

Sedra e Cikalleshit dhe përgjigja me “gol” ndaj listës

Sulmuesi Sokol Cikalleshi ka sedër, sikundër në fushën e lojës. Silvinjo e la jashtë Europianit, por ai e ka një zgjidhje prej golashënuesi: “Fund i një rrugëtimi, jo gjithmonë…”! Pas kësaj liste, Cikalleshi ka marrë vendimin për t’u tërhequr nga Kombëtarja e Shqipërisë, ku me një postim në rrjetet sociale ka shkruajtur se ka qenë një krenari të mbante veshur fanellën e Kombëtares, dhe i uron shumë fat shokëve të tij në Europian. “Rrugëtimet janë të bukura, me uljet e ngritjet e veta. Gjatë rrugëtimeve nëse gjërat i ke bërë siç duhet, fundi është i lumtur, paçka se, jo gjithmonë e zgjedhim vetë mënyrën…. Falenderoj Zotin për gjithçka më ka dhënë në jetë, tifozet Kuq e Zi që meritojne shumë më shumë sesa ne kemi dhënë në fushën e blertë. Lutem Zotit që shokët që do vijojnë rrugëtimin në Euro2024 të kenë sukses dhe të bëjnë një paraqitje dinjitoze”.

 

NDESHJET MIQËSORE

Do të luhen

E hënë, 3 qershor 2024

Shqipëri-Lihtenshtejn  20:00

Në “Sambatheli”, Hungari

E enjte, 7 qershor 2024

Shqipëri-Azerbaixhan 19:00

Në “Sambatheli”, Hungari

Janë luajtur

E premte, 22 mars 2024

Shqipëri-Kili                0-3

Në “Enio Tardini”, Parma

E hënë, 25 mars 2024

Suedi-Shqipëri                        1-0

Në “Friends Arena”, Stokholm

Vazhdon eksodi te Kukësi, Lamçe i larguari i radhës

Ndoshta ishte e pritshme kjo situatë, sepse largimet nga Kukësi tashmë po marrin përmasat e një eksodi sportiv. Është e natyrshme të mendohet se kjo vjen nga rënia e skuadrës në Kategorinë e Parë, edhe pse drejtuesit aktualë u përbetuan se do e ruanin boshtin e ekipit për sezonin që u mbyll. Frenko Lamçe është i larguari i fundit, vetë mbrojtësi është zyrtarizuar i larguar në adresën e tij të Facebook-ut.

KATEGORIA E PARË

VERDIKTET 2023-2024

U ngjitën në Superiore

AF Elbasani Kampion

Bylisi Nënkampion

Zbritën në Kateg. Dytë

Luzi 2008 dhe Tomori

 

SKUADRAT 2024-2025

1.Erzeni / Nga Superiorja

2.Kukësi / Nga Superiorja

3.Flamurtari                 Vëndi 3

4.Vora             Vëndi 4

5.Apolonia                  Vëndi 5

6.Korabi                      Vëndi 6

7.Kastrioti                   Vëndi 7

8.Burreli                      Vëndi 8

9.Lushnja                    Vëndi 9

10.Besa                       Vëndi 10

11.Valbona/ Kateg. Dytë

12.Pogradeci/ Kateg. Dytë

Burreli nis sezonin e ri me Bicajn në bankinë

Drejtuesit e Burrelit e kanë nisur punën për sezonin e ri nisur nga stoli. Tashmë Sepse laçiani Klevis Hima u largua pasi e siguroi qëndrimin në Kategorinë e Parë, e tashmë bankina pritet të zëvendësohet. Burimet zyrtare në skuadrën matjane informojnë se në vazhdim skuadra do drejtohet nga lezhjan Ditmar Bicaj, i cili pasi u largua nga karriera si futbollist, ka qënë zëvendëstrajner i Flamurtarit. Dje vetë Bicaj e ka konfirmuar këtë lëvizje, duke treguar se e ka gjetur akordin e marrëveshjes. Dhe po dje, klubi matjan ka zyrtarizuar një largim përmes një njoftimi në rrjetet sociale, pikërisht të mbrojtësit nigerian Eçe Dikson.