Rikuperimi i Brojës ecën me ritëm të kënaqshëm, kur mund të rikthehet në fushë sulmuesi kuqezi

36
Sigal

Armando Broja, sulmuesi shqiptar i Everton, u dëmtua para disa javësh, në një ndeshje të FA Cup. Frika ishte e madhe në fillim, por si duket, te klubi i Premier League mund të marrin frymë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat pranë Evertonit, Broja mund të rikthehet pas gjashtë javësh në fushë, pasi rikuperimi po ecën mjaft mirë.

Këto sinjale pozitive bëjnë që te ekipi anglez mos të nxitojnë sa i takon rikthimit të tij te Chelsea, ekip ky që zotëron kartonin e futbollistit.Situata e lojtarit po ndiqet me interes edhe nga Shqipëria, në prag të kualifikueseve të Kupës së Botës.