OSHEE jep ultimatumin, ja çfarë do të ndodhë me klientët që nuk kanë shlyer detyrimet

18

Në skemat e aktmarrëveshjeve, që do të zbatohen gjatë këtij viti, do të përfshihen gjithashtu edhe detyrimet e papaguara nga faturat; dëmi ekonomik, fatura sistemuese, fatura testim matësi, fatura korrektive, që i përkasin vitit 2023 e në vijim.

Sigal

Klientët që kanë detyrime ndaj OSHEE kanë mundësinë t’i likuidojnë ato përmes disa skemave të reja që operatori i shpërndarjes së energjisë ka propozuar së fundmi.

Përfitues të këtyre skemave janë abonentët familjarë dhe jo familjarë, buxhetorë ose jo buxhetorë, të cilët fitojnë të drejtën për të lidhur akt-marrëveshje për shlyerjen me këste të faturave të energjisë, të papaguara deri në 31 dhjetor 2022.

Këta klientë duhet të kenë mbyllur ndërkohë detyrimet e krijuara gjatë vitit 2023 dhe në vazhdim, të cilat duhet të jenë likuiduar përpara lidhjes së aktmarrëveshjes së shlyerjes së debisë mes klientit dhe kompanisë OSHEE për periudhat e hershme.

Në skemat e aktmarrëveshjeve, që do të zbatohen gjatë këtij viti, do të përfshihen gjithashtu edhe detyrimet e papaguara nga faturat; dëmi ekonomik, fatura sistemuese, fatura testim matësi, fatura korrektive, që i përkasin vitit 2023 e në vijim.

Vendimi është marrë nga Këshilli Mbikqyrës i OSHEE Group në datë 15 shkurt 2024, pas shqyrtimit të propozimit nga administratori i OSHEE Group, zoti Enea Karakaçi.

Masat lehtësuese janë gjithashtu të ndryshme, duke filluar nga: këstet fikse mujore për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura për klientët familjar, falje ose lehtësim i kamatëvonesave në varësi të periudhës së shlyerjes dhe skema e kësteve të ndryshueshme, në varësi të masës së detyrimit për kategorinë e klientëve buxhetor dhe jo buxhetor.

Secila kategori përfituesish ka lehtësime të ndryshme, të cilat përshkallëzohen në varësi të kategorisë së klientit dhe masës së mbartur të debisë që ka secili prej tyre. Masat lehtësuese janë gjithashtu të ndryshme, duke filluar nga: këstet fikse mujore për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura për klientët familjar, falje ose lehtësim i kamatëvonesave në varësi të periudhës së shlyerjes dhe skema e kësteve të ndryshueshme, në varësi të masës së detyrimit për kategorinë e klientëve buxhetor dhe jo buxhetor.

Biznesit të vogël, në mënyrë të veçantë i ofrohet lehtësi shtesë në skemën e shlyerjes së kamatë-vonesave.

Më konkretisht, përfitimet për secilën kategori klientësh janë si më poshtë:

  1. Klientët familjarë që trajtohen me ndihmë ekonomike, pensionistët-kryefamiljarë, ose klientët me status të veçantë, mund të paguajnë detyrimet e prapambetura me këste fikse mujore 1 200 lekë.
  2. Klientët e tjerë familjarë mund të paguajnë detyrimet e prapambetura me këste fikse mujore 2 800 lekë.
  3. Klientët jo familjarë, buxhetorë dhe jo buxhetorë mund të paguajnë detyrimet e prapambetura me këste të përcaktuara në bazë të vlerës së debisë si më poshtë:

Vlera e detyrimit Numri maksimal i kësteve

100,000-300,000 lekë 24 këste

300,001-500,000 lekë 48 këste

500,001-800,000 lekë 60 këste

800,001-1,000,000 lekë 84 këste

mbi 1,000,000 lekë 120 këste

OSHEE Group miratoi po ashtu skemën e reduktimit të kamatëvonesës kundrejt likuidimit të plotë të debisë së prapambetur deri në 31 dhjetor 2022. Klientët, që shprehin vullnetin t’i likuidojnë njëherësh të gjitha detyrimet e prapambetura me 1 (një) këst, përfitojnë reduktim të kamatëvonesës në masa të ndryshme, sipas kategorive më poshtë:

  1. Klientët familjarë të të gjitha llojeve përfitojnë reduktim të kamatëvonesës në masën 70%, në rast të shlyerjes së gjithë detyrimit njëherësh.
  2. Klientët jo familjarë, buxhetorë dhe jo buxhetorë përfitojnë reduktim të kamatëvonesës në masën 50%, në rast të shlyerjes së gjithë detyrimit njëherësh.
  3. Kategoria klientë jo familjarë – biznes i vogël përfitojnë reduktim të kamatë vonesës në masën 100%, në rast të shlyerjes të gjithë detyrimit njëherësh.
    Akt-marrëveshjet lidhen në qendrat e Kujdesit Ndaj Klientit OSHEE Group dhe FSHU.