Komisionin Dezinformimi apo për të grabitur zgjedhjet Opozita

26
Sigal

Kjo është tentativë për të ndërhyrë në lirinë e medias dhe grabitur zgjedhjet. Reporterët pa Kufij: Jemi të dytët nga fundi për lirinë e medias. Nikolla letër në Uashington, tenton të justifikojë komisionin që u mbyll gojën mediave.

Konferenca e Kryetareve votoi të mërkurën vetëm me votat e PS ngritjen e Komisionit të Posaçem të Dizinformimit edhe pse kreu i Grupit Parlamentar të PD-së , Gazmend Bardhi kërkoi më shumë kohë për të marrë një vendim të tillë. Ndërkohë që gjatë mbledhjes kreu i Grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi foli për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar me fokus koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha përpjekjeve institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike në Shqipëri.“Duke iu referuar marrëveshjes me SHBA, të cilës iu referuar zonja Tabaku, ne nuk kemi detyrime, por marrim iniciativa dhe e sjellim në Parlament që të bëhet gjithëpërfshirëse. Fakti që jemi vonë nuk duhet të na bëjë të vonojmë më tepër. Objekti i këtij Komisioni të Posaçëm do të hyjë të paktën në termat e 4 komisioneve të tjera parlamentare( Komisioni i Jashtëm, Ligjet, Siguria Kombëtare dhe Edukimit) Me afat 1-vjeçar sepse fusha e veprimit të këtij komisioni është shumë e gjerë. Ekzaktësisht ky komision do të marrë në shqyrtim edhe zbatimin e ligjit të AMA që përmendi zonja Açka. Komisioni i Posaçëm i PE ka zgjatur më shumë se dy vjet dhe është marrë me të gjitha ndërhyrjet në shtetet e BE.”, deklaroi Çuçi. Ndërkohë nga opozita, Gazment Bardhi kërkoi shtyrjen e kërkesës së PS-së për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Dezinformimin pasi kjo është një  çështje është sensitive. ‘Kjo çështje është sensitive dhe duhet të trajtohet me kujdes të veçantë. Ne bashkëndajmë shqetësimin për ndërhyrjet e shteteve të treta jo partnere nëpërmjet të gjitha formave. Mirëpo, do duhet që ju të qartësoni iniciativën, të na informoni ne dhe gjithë publiku mbi çfarë do të bëjë dhe për çfarë po kërkohet.’, tha Bardhi. Edhe deputeti Agron Gjekmarkaj ka deklaruar në mbledhje se kjo është një tentativë për të spostuar diskurin politik nga aferat e qeverisë.Deputeti tha se kjo është një tentativë për të ndërhyrë në lirinë e medias dhe është një lëvizje e cila ndjek atë të dështimit të paketës antishpifje.“Kjo është një tentativë për të spostuar diskurin politik nga aferat e qeverisë. Por përtej kësaj, ky propozim është problematik. Vjen si një tentativë e dytë për të ndërhyrë në lirinë e medias.Vjen pas dështimit të paketës antishpifje, një paketë që u kundërshtua fort nga ndërkombëtarët. Ngjan me atë që ka ndodhur në Turqi, mbi fjalën demokraci u bë dhunimi me i fortë i shtyllave të demokracisë. Duhet një reflektim dhe një kujdes i madh” tha ai.

 Nikolla letër në Uashington/ Tenton të justifikojë komisionin që u mbyll gojën mediave

Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla menjëherë pas miratimit në Konferencën e Kryetarëve krijimin e Komisionit për Dezinformimin nuk vonoi t’i drejtohet me një letër Departamentit Amerikan të Shtetit, ku i kërkon ndihmë për ngritje e këtij Komisioni. Në tentativë për të kamufluar idenë e censurimit të mediave online, mazhoranca ka kërkuar që në ngritjen e këtij komisioni të marrë pjesë dhe SHBA, për të shuar zërat kritik rreth këtij komisioni.Në letrën drejtuar të Dërguarit Special dhe Kordinatorit për Qendrën e Angazhimit Global të Departamentit të Shtetit, thuhet se përvoja e e tij do të ndihmojë në përpjekjet kundër ndikimeve të huaja malinje.

Letra e kryetares së Kuvendit:

I nderuar zoti Rabin./ Po ju shkruaj në lidhje me mocionin e fundit të iniciuar nga një grup deputetësh për Krijimin e një Komisioni të Posaçëm për të luftuar ndikimin e huaj, duke përfshirë dezinformimin. Konferenca e Kryetarëve miratoi sot komisionin. Parlamenti krijoi komisionin dhe e dërgoi në seancën plenare për miratim. Duke qenë se Shqipërisë i mungon kuadri i duhur për të trajtuar ndikime të tilla, unë do të doja që jo vetëm t’ju bëj një ftesë për të vizituar Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, por komisioni do të përfitonte shumë nga përvoja dhe njohuritë tuaj të vlefshme kundër këtyre forcave. Për më tepër, dëshiroj t’ju kërkoj që t’i drejtoheni Kuvendit për rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta për të luftuar ndikimet e huaja malinje.

Dëshiroj t’ju kërkoj që t’i drejtoheni Kuvendit për rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta për të luftuar ndikimet e huaja malinje. Kërkoj të inkurajoni bashkëpunimin në këtë çështje vendimtare. Faleminderit për konsideratën tuaj dhe pres me padurim përgjigjen tuaj.

 

Komisionin për Dezinformimin/ Ilir Aliaj: Opozita e media të kontrollojnë punën e tij

Reagimet pas miratimit nga ana e socialistëve në Konferencën e Kryetarëve të  krijimit të  Komisionit të Posaçëm për Dezinformimin ka ardhur edhe nga Qendra për Zhvillimin dhe Demokratizimin e Institucioneve.Drejtori, Ilir Aliaj i ftuar në një emision televiziv, deklaroi se është pro krijimit të komisionit, aq më tepër që e sheh të nevojshëm duke pasur parasysh që vendi ynë është shënjestër e vendeve që kërkojnë të ndërhyjnë në politikën tonë të brendshme.Ai shtoi se për sa kohë që opozita dhe media kontrollon punën e këtij komisioni, do të jetë e vështirë që të censurohet media, pretendim i hedhur ky që nga publikimi i kërkesës së PS.“Nismë e vonuar. Në rrjetet sociale kemi problematika të mëdha. Duhet të kemi parasysh që disa gjëra që i mendojmë si një gënjeshtër të vogël në një llogari në rrjetet sociale, janë një problematikë e madhe.

 

Açka për komisionin e Dezinformimit: Dyshime së bëhet për të kontrolluar mediat! Mund të përdoret për të grabitur zgjedhjet

Në lidhje mengritjen e komisionin për Dezinformimin u shpreh  dhe kryetarja e Komisionit të Mediave deputetja Flutura Açka, e cila tha se,  krijimi i këtij komisioni është i parakohshëm dhe se nuk është argumentuar mjaftueshëm që të jetë bindës për të kaluar në Konferencën e Kryetarëve. Açka shtoi se si kryetare e Komisionit të Medias, ka dyshime se ky hap po hidhet në përpjekje për të kontrolluar më shumë mediat dhe AMA-n.  Duke i’u referuar dhe kërkesave të aktorëve të caktuar mediatik , Acka shton se është ngriturdyshimi që objekti i këtij komisioni ndoshta do të keqpërdoret apo përdoret për të kontrolluar mediat .Meqenëse jemi në një vit zgjedhor, duam nuk duam ne dhe kohëgjatësia e këtij komisioni që është fiks një vit i plotë deri në zgjedhjet e ardhshme mund të na çojë ndoshta për shkak të objektit që ka nga një lloj mbikqyrje deri te ndryshimi i kuadrit ligjor, ndoshta mund të përdoret në një moment të caktuar për të ndryshuar edhe Kushtetutën në funksion të grabitjes së zgjedhjeve.