Zhvillimet tek demokratët/ Berisha, të hënën në Kuvend dhe njofton protestën e radhës. Basha përjashton Berishën dhe Komisionin e Rithemelimit

261
Sigal

Ish-Kryeministri Sali Berisha: Të hënën kthehem në parlament

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se ditën e hënë do të rikthehet në parlament për të vazhduar aktivitetin me parlamentin, ndonëse ka një agjendë të ngjeshur për shkak të lëvizjes kundër Bashës. Sali Berisha tashmë i vuri një ’emër’ të ri Lulzim Bashës. Berisha ju referua kreut të opozitës si ‘Lul Kimiku’, përshkak të hedhjes së gazit lotsjellës në protestën e 8 janarit, në vend të emrit të mëparshëm ‘Lul Brava’.I pyetur për mbeshtetjen në grupin e deputetëve të PD-së, Berisha tha se mbështetja po rritet dhe janë në bisedime me deputetë të tjerë që do të bashkohen me ta.I pyetur nëse do të sjkonte në Parlament të hënën, Berisha iu përgjegj: Do shkoj. Nuk shkëpus kurrsesi marrëdhënien me parlamentin. Krahas tryezave të shumta publike, të ruajmë dhe aktivitetin parlamentar që qytetarët të shohin zë të vërtetës në atë parlament që qëndrimin e të inkriminuarve e kanë më të lartë se çdo institucion tjetër. Vendimet e Lul Kimikut janë të pavlefshme. Ai është kryetar i Ramës. Nuk ka diskutim. Nuk është ccështje zyre, por e pluralizimit politik. Është i emëruar nga Edi Rama. Të gjithë ata që e mbeshtesin Bashën godasin pluralizmin politik.

 

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Do ketë diversitet! Selia e PD do t’i rikthehet demokratëve

Lideri historik i PD, Sali Berisha paralajmëroi protestën e radhës te selia e PD. Berisha tha se protesta do të ketë diversitet, duke shtuar se tashmë demokratët protestojnë edhe kundër Edi Ramës i cili ka zyrën e dytë te PD-ja. Berisha foli për një program proteste. Selia e PD do t’i rikthehet demokratëve, tha Berisha.  “Do të ketë diversitet. Selia do t’i rikthehet demokratëve. Kurrë nuk do të rrijë strofull e vrasësve dhe kriminelëve e banditëve të Lulzim Bashës e Edi Ramës. Nëse shkon para selisë së PD, ti proteston para selisë së Kryeministrisë, selisë së dytë të Edi Ramës. Me pengun brenda dhe banditët. Në vend që të vuajnë dënimet me 25 vite, përdorin drogë në seli”, u shpreh Berisha.  “Të gjithë ata që të mbështesin Lulzim Bashën, nuk bëjnë gjë tjetër veçse godasin pluralizimin në Shqipëri”, vijoi ish-kryeministri.