Ministrja Muzhaqi sot fton të rinjtë në Eventin e Rinisë në sheshin ‘Skënderbej’

49
Sigal

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka njoftuar eventin kombëtar për të rinjtë “Under 30 (<30)”, i cili do të mbledhë së bashku aktorët më të rëndësishëm në fushën e shërbimeve për të rinjtë, duke krijuar një hapësirë për ndërveprim dhe bashkëpunim.

Eventi synon të nxisë aktivizimin dhe fuqizimin e të rinjve si dhe të rrisë përfshirjen e tyre në proceset vendimmarrëse në përputhje me Strategjinë Kombëtare të Rinisë 2022-2029.

“<30” do të zhvillohet ditën e shtunë më datë 9 dhjetor, në orën 12:00, në ambientet e parkingut nëntokësor “Sheshi Skënderbej”.

Me një kohëzgjatje nga ora 12:00 deri në orën 21:00, eventi do të përfshijë larmishmëri aktivitetesh, duke filluar nga prezantimi i të rinjve me mundësi edukimi, trajnimi dhe punësimi, për të kaluar më tej në panele diskutimi dhe aktivitete të ndryshme rinore, që do të përmbyllen me një festë nga DJ më në zë.

Ministrja Muzhaqi ka bërë një ftesë të hapur për të gjithë të rinjtë për t’u bashkuar në Eventin “<30”.