Lady Gaga rrëzohet në skenë gjatë koncertit (VIDEO)

544
Sigal

Këngëtarja me famë botërore, Lady Gaga, e cila shkëlqeu me rolin e saj në filmin “A Star is Born”, ka mbajtur së fundmi një koncert në Las Vegas.

Të shumtë ishin personat që shkuan të ndjekin live performancën e këngëtares, mirëpo gjërat nuk kanë shkuar siç duhet.

Një fans i Gaga-s ka hipur në skenë dhe kanë nisur të performojnë të dy.

Madje, fansi e ka mbajtur në krahë këngëtaren dhe të dy kanë bërë një rënie spektakolare tek publiku, ndërsa momenti nuk ka shpëtuar pa u filmuar.

Për më tepër, shihni videon epike:

Pas rënies, këngëtarja tregoi se është mirë dhe nuk ishte dëmtuar, duke vazhduar normalisht me koncertin e saj siç i ka hije një dive si ajo.