BUTRINTI NË RREZIK!

254
Sigal

Qeveria shqiptare ka vendosur të japë me koncesion edhe parkun Kombëtar Arkeologjik të Butrintit. Ky është një akt i pashembullt antikombëtar. Në asnjë vend që ka trashëgimi kulturore të mbrojtur nga UNESCO, rregullorja e së cilit kërkon në mënyrë absolute administrimin e çdo siti arkeologjik që është trashëgimi kulturore e mbrojtur nga UNESCO nga vetë shteti dhe nga asnjë subjekt, organizatë, apo shoqatë e huaj.

Për ta bërë këtë ka vendosur t’ia lërë në dorë një personazhi me tendenca të forta antishqiptare si Richard Hodges, i cili e ka quajtur në leksionet dhe librat e tij Shqipërinë si “shtet artificial” dhe kur shpallëm Pavarësinë në 1912-ën, sipas tij nuk kishte asnjë shqiptar në të, ashtu si shumë e shumë të pavërteta të tjera.

Pas shterimit të burimeve natyrore dhe pronave shtetërore, radha po i vjen trashëgimisë kulturore.

Në këtë rast, PPP-ja merr formën groteske të një kioske brenda parkut Kombëtar të Butrintit. Mesa duket, edhe muret antike duhet të “zhvillohen” duke u bërë restorante, pët t’iu përshtatur vizionit të qeverisë.

Ndal kioskëzimit dhe tjetërsimit të historisë!