Me urdhër të nipit të Kolekës, mbesa e Ballukut, emëron vajzën e Gegpriftit

1163

Byroja Politike e Enver Hoxhës ka rilindur së bashku me ‘Rilindjen’ e Edi Ramës, që në kohën që ky i fundit uzurpoi dhe tjetërsoi Partinë Socialiste, por më së shumti gjatë këtyre 5 viteve e gjysmë në pushtet.

Vetëm brenda ditës së sotme, tre pinjollë direkt të Byrosë Politike komuniste ndërvepruan, për të ri kapur një nga institucionet më të rëndësishme në vend të përfshirë në skandale të pa precedenta korruptive dhe penale.

Bëhet fjalë për Autoritetin Rrugor Shqiptarë. i cili deri sot drejtohej nga ushtari dhe bashkëpunëtori i Edi Ramë që në kohën që ka qenë kryetar i bashkisë së Tiranës, Afrim Qendro.

Ky i fundit pasi u mbrojt dhe i rezistoi arrestimit në flagrancë pas skandalit me ‘Lotin 1’ Unazës së Madhe, ditën e sotme është shkarkuar me urdhër të kryeministrit Rama, i cili njëkohësisht ka urdhëruar ministren e re të Energjitikës, Belinda Balluku, që në vend të tij të emërojë Sonila Gegprifti Qato.

Pra djali i  ish-anëtarit të Komitetit Qendror të Partisë së Punës, Kristaq Ramës dhe njëkohësisht nipi i ish-anëtarit të Byrosë Politike, Spiro Koleka, urdhëron mbesën e ish-anëtarit të Byrosë Politike, Beqir Ballukut (Belinda Ballukun), që të emërojë në krye të ARSH-së, vajzën e ish-anëtarit tjetër të Byrosë Politike, Llambi Gegëprifti, Sonila Qaton.

Tani gjejeni kush është në pushtet; Partia Socialiste apo Byroja Politike e Enver Hoxhës?!