Krim brenda familjes shqiptare në Greqi, burri dyshohet se dhunoi dhe më pas vrau gruan me thikë

138
Sigal

Një krim brenda një familje shqiptare ka tronditur zonën e Zakynthos në Greqi, ku burri dyshohet se ka vrarë gruan e tij, ndërsa më pas është shpallur në kërkim.

Sipas mediave greke, burri shqiptar dyshohet se ka goditur disa herë me thikë gruan e tij, e cila më pas ndërroi jetë në spitalin e Zakynthos.

Sipas informacioneve të para, autori i dyshuar pas një zënke ka rrahur rëndë gruan e tij dhe më pas ka arritur ta godasë me thikë disa herë në gjoks dhe në qafë.

Çifti ka tre fëmijë, dy prej të cilëve të mitur.

Ndërkohë departamenti i Policisë së Zakynthos ka nisur punën për kapjen e autorit.