Ministri Mete: Paketa Fiskale Synon qëndrueshmëri të legjislacionit

48
Sigal

Të mërkurën, ndërsa ishte i pranishëm në Komisionin e Kuvendit të Ekonomisë dhe Financës gjatë diskutimit nen për nen të katër projektligjeve të Paketës Fiskale 2024, Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete tha se “Paketa Fiskale 2024, është një paketë lehtësuese, siç është në rastin e mbështetjes që adreson për bujqësinë, apo kufizuese ndaj detyrimeve tatimore siç është në rastin e akcizës. Kjo paketë synon një qëndrueshmëri të legjislacionit fiskal”,- tha ndër të tjera Mete. Ministri i Financave informoi deputetët e komisionit se, përfaqësuesit e MFE-së kanë dëgjuar dhe administruar sugjerimet dhe komentet e parashtruara në lidhje me ndryshimet në Paketën Fiskale 2024, teksa vuri në dukje se ky proces do të vijojë me marrjen e sugjerimeve edhe nga komisionet e tjera, apo institucione siç është Banka Botërore, për të cilën siç tha Mete, “masat e prezantuara janë pjesë edhe të një programi kredie për mbështetje buxhetore”.