Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë/ Diplomon brezin e dytë të Masterit “Hartim dhe Menaxhim Projektesh”

34
Sigal

Prof.Dr Anastas Angjeli : Universiteti Mesdhetar 15 vjet vizion i të ardhmes me trinomin: Edukim me cilësi e standarte europiane, kërkim shkencor dhe projekte

15 vjet, Universiteti Mesdhetar vizion i të ardhmes me trinomin: Edukim me cilësi e standarte europiane, kërkim shkencor dhe projekte

 Universiteti Mesdhetar diplomon brezin e dytë të Masterit “Hartim dhe Menaxhim Projektesh”

Trinomi në UMSH midis punës shkencore bazike teorike , asaj aplikative dhe punës me projekte në lidhje me komunitetin e biznesit, kthehet në garanci për studentët , të cilët edukohen studiojnë kurikula europiane duke e ditur se ku do ta përdorin diplomën dhe si do i shërbejë zhvillimit të shoqërisë dhe  zhvillimit të ekonomisë.

 Në Universitetin Mesdhetar kurorëzimin e përkushtimit, e përjetuan studentët e brezit të dytë  të të diplomuarve që përfunduan studimet në Programin Master Profesional për “Hartim dhe Menaxhim Projektesh”.

Kur bëhet fjala për risi, Universiteti Mesdhetar është në toplistën e pritshmërive të studentëve, pasi ndër vite e ka zgjeruar më së miri vizionin e tij, duke kombinuar kërkesën e mjedisit profesional dhe tregut të punës në mjedisin akademik.

Zgjerimi i departamenteve , sidomos në profilin e shumëkërkuar nga të rinjtë, si ai i Masterit “Hartim dhe Menaxhim Projektesh”, ka prekur një disiplinë që motivon rritjen e kërkimit shkencor dhe punën me projektet.

Presidenti i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Akademik, Prof. Dr, Anastas Angjeli i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së diplomave e cilësoi programin ““Hartim dhe Menaxhim Projektesh”  pjesë të vizionit të Universitetit Mesdhetat në këto 15 vite që nga dita e krijimit.

Për Prof. Angjelin , trinomi:  “Edukim me cilësi e standarte europiane’, Kërkim shkencor bazik dhe aplikativ”, “Pjesëmarrje në projekte dhe aleance me komunitetin e biznesit” përshkruan më së miri vizionin e të ardhmes.

Ai tha se: “ Tani jemi në një botë tjetër, ku zhvillimi eshtë kaq dinamik, teknologjia po ecën me hapa shumë të shpejtë,  inteligjenca artificiale me shpejtësi të madhe, ndryshimet gjeopolitike ja kalojnë shpejtësisë së trenave më të shpejtë, dhe është e domosdoshme që ne të reflektojmë në shkollë. Kjo është arsyeja që ky komponent është shumë i rëndësishëm. Ne duhet të bëjmë një raport të caktuar midis shkencave bazike dhe shkencave aplikative.  Në këtë mënyrë  studentët  do studiojnë duke e  ditur se ku do ta përdorin diplomën dhe si do i shërbejë zhvillimit të shoqërisë e zhvillimit të ekonomisë.

Gjithashtu theksoi se:  “Universiteti Mesdhetar e krijoi këtë program studimi duke u mbështetur edhe mbi  bazën e përvojës se punës që ka pasur vetë me projekte të ndryshme, ku ka marrë pjesë në mbi 16 projekte nga të cilat 8 është lider dhe 8 të tjera me partneritet të financuar nga komuniteti europian.

Prof. Anastas Angjeli  gjatë ceremonisë dha dhe lajmin e mirë, ku UMSH do bëhet pjesë e projektit “Laboratorët e inteligjencës artificiale në Shqipëri dhe do të certifikojnë një program masteri për Universitetin Mesdhetar të certifikuara nga bashkimi europian, por në të njejtën kohe të certifikuar nga Universiteti i Danimarkës. Kjo si për të faktuar edhe njëherë 3 komponentët e  trinomit: cilësia në mesim, puna shkencore dhe puna me projektet.

Presidenti i UMSH shtoi se: “3 komponentët që lartpërmenda janë me rëndësi për të vendosur një raport të drejtë midis punës shkencore bazike teorike , asaj aplikative dhe punës me projekte në lidhje me komunitetin e biznesit. Ne i kemi të gjitha shanset, studentët tanë, dhe të fakultetit të ekonomisë , të drejtësisë dhe teknologjisë , që të jenë në lidhje që në fillim me fakultetin e biznesit.

Studentët tanë të jenë pjesë e komunitetit të biznesit. Sot nuk ka Universitete në vende të BE, apo Amerikës qe mos të rekrutojnë në pjesë të studentëve që në bankat e universitetit për shkak të lidhjes qe kanë, të përzgjedhjes që bëjnë, të internshipeve dhe ofrimit të vendeve të punës së tyre”.

Prof. Anastas Angjeli shprehu  urimet e përzemërta  për brezin e diplomuar të studentëve. “Si të diplomuar në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, ju jeni të pajisur me aftësitë, njohuritë dhe bazat etike për të ecur në rrugën e jetës. Përqafoni mundësitë që ju presin, përballoni sfidat me vendosmëri dhe kurrë mos pushoni së kontribuari për shoqërinë.Ju uroj të gjithëve suksese të mëtejshme”- përfundoi ai.