MASR: Ja afatin e ri për regjistrimet në klasa të para dhe të dhjeta

219
Sigal

Pas rikthimit të shumicës prej shërbimeve digjitale të platformës e-Albania është rikthyer edhe shërbimi i regjistrimit të nxënësve në klasën e parë dhe të dhjetë. Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka njoftuar nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale rinisjen e shërbimit, si dhe afatin e rishikuar për regjistrimet. Statusi i plotë i Ministres Evis Kushi: Ju njoftoj se sot kanë rifilluar regjistrimet e nxënësve në sistemin e-Albania për klasat e para dhe të dhjeta të vitit të ri shkollor 2022 – 2023. Afati i ri për këto shërbime do të jetë data 31 korrik 2022. Faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin!