Kuvendi hodhi “shashkën” për ta shkarkuar, por Presidenti Meta do vijojë detyrën. Ja ç’ndodh tani

291
Sigal

Shakarkimi me 104 vota nga kuvendi nuk përbën fundin e mandatit të Metës në presidencë. Brenda pesë ditësh parlamenti duhet tia dërgojnë të zbardhur vendimin e vet Gjykatës Kushtetuese e cila është instanca e fundit që vendos për fatin e krut të shtetit. Kushtetuesaj detyrohet nga ligji ta shqyrtojë këtë çështje brenda tre muash. Por këtu ka dy probleme. Gushti zakonisht është muaj pushimi për gjykatat dhe kjo mund të bëjë që periudha e shqyrtimit të zgjatet.

Një zgjatje tjetër mund të vijë edhe nga fakti se me siguri Meta do e çojë sërisht këtë kazus në Komisionin e Venecias. (Ai kështu veproi edhe herën e parë kur Venecia mbërriti në përfundimin se presidenti nuk kishte bërë shkelje të rënda të kushtetutës). pritja e një rekomandimi nga komisioni mund të kërkohet edhe nga anëtarë të gjykatës për të krijuar një mburojë politike dhe për të shtyrë në kohë vendimin që duhet të marrin.