Shkarkimi i Metës nga Kuvendi, Balla: Të Presim Kushtetuesen, na duhen 5 vota pro

194
Sigal

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e quajti mbarësi të madhe votimin pro shkarkimit të presidentit Ilir Meta nga Kuvendi.

Balla deklaroi për mediat se brenda 5 ditësh vendimi i Kuvendit do i shkojë Gjykatës Kushtetuese.

Ai u shpreh se gjykata mund të kërkojë 3-4 muaj për shqyrtimin e vendimit, duke theksuar se nëse Meta nuk e thërret parlamentin do mblidhet brenda 10 ditësh.

“Mbarësi e madhe se filloi dhe shiu. Falenderoj deputetët. Edhe ata që votuan pro dhe ata që votuan kundër. Kuvendi u shpreh përmes këtij votimi domethënës. Brenda 5 ditësh vendimi i shkon Gjykatës Kushtetuese e cila duhet të shprehet brenda 3 muajsh.

Ndoshta mund të kërkojë një muaj më shumë për shkak se kemi para muajin gusht. I shkarkuari tashmë duhet të presë vendimin e Gjykatës. Çdo vendim është i vlefshëm nëse 5 anëtarë shprehen pro.