Shifrat e frikshme të kalimit me gomone për në Angli. Shqiptarët i dhanë mbi 53 milionë paundë trafikantëve

162
Sigal

Trafiku i emigrantëve që kalojnë Kanalin për të shkuar në Britaninë e Madhe është shndërruar në një biznes me të ardhura të frikshme. Raportimet e fundit nga Britania janë se emigrantët kanë paguar plot 183 milionë paundë për të bërë kalimin e tyre të paligjshëm nga Franca në Angli.

Kjo llogaritje në fakt është shumë e thjeshtë të bëhet, pasi vetëm vitin e shkuar e kanë kaluar kanalin 45,756 emigrantë. Pagesa për një kalim të Kanalit është rreth 4000 mijë paundë. Këto shifra kanë vënë në alarm britanikët, që e dinë mirë se duhet të luftojnë një biznes të paligjshëm, që gjeneron të ardhura të frikshme dhe forcohet dita-ditës.

Nga ana tjetër, alarmues është edhe fakti se shqiptarët kanë dhënë shifra të jashtëzakonshme për kalimin nga Franca në Britaninë e Madhe me gomone. Vetëm në vitin e shkuar, në Angli mbërritën 13,272 shqiptarë me gomone dhe me një përllogaritje të thjeshtë dalim në një përfundim “dramatik”.

Emigrantët e paligjshëm shqiptarë u kanë paguar trafikantëve kurd dhe jo vetëm mbi 53 milionë euro për të kaluar Kanalin me gomone. Përveç faktit që tashmë dihet se kanë vënë jetën në rrezik, shifra që ka dalë nga vendi ynë për ndjekjen e “ëndrrës britanikë” është tejet e madhe.