Presidenti Meta tallet me vendimin e Kuvendit, publikon gafën e deputetit: Frymëzuese!

236
Sigal

Shpesh herë deputeti i së ashtuquajturës “opozitë parlamentare” Selami Jenishehri është komentuar për deklaratat e tij, të cilat kanë bërë xhiro në rrjetin social për idiotsinë e tyre. Po kështu si ai ka plot deputet nga “opozita” parlamentare, të cilët janë gazi i botës me ato çka thonë e bëjnë në parlament.

Ja me të tillë deputetë e shkarkuan sot!

I tillë ishte dhe fjalimi i sotëm që deputeti ka bërë në foltoren e Kuvendit, ku po votohej për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Jenishehri teksa foli për vjedhjen e zgjedhjeve, bëri një gafë dhe tha se koalicioni i tij do iu dalë zot, nipërve dhe mbesave tona pensionist, të cilët iu është mohuar e drejta e votimit.

Dhe do të ishte kjo deklaratë, që do të përdorej nga Presidenti Ilir Meta, për të ironizuar atë se çfarë ndodhi sot në Kuvendin e Shqipërisë.

“Të dashur miq, ju uroj një pasdite të qetë, relaksuese dhe të qeshur duke ju përshëndetur të gjithëve me këtë thënie frymëzuese!”, shprehet Ilir Meta përmes rrjeteve sociale duke i ftuar ndjekësit e tij në rrjetet sociale që të ndjekin videon e deklaratës së Selami Jenishehrit.