Deputetja Suzana Topi : Shkarkimi i Presidentit, tymnajë e ngritur për të hequr vëmendjen nga proçesi zgjedhor

385
Deputetja Suzana Topi u shpreh kundër shkarkimit të Presidentit Ilir Meta. Në fjalën e saj në Kuvend, Topi  deklaroi se  ngritja e ketij Komisiont Hetimor eështë në shkelje të Kushtetutës dhe ligjit.
Sigal

 

 “Nga fjala ime sot nē seance plenare.
I nderuar Kryetar i seances!
Të nderuar Shqiptarë!
Ju jeni dëshmimtarë të një krimi elektoral i cili mori përmasa të mëdha në të gjithë vëndin duke cënur rëndë demokracinë ,votën e lirë në zgjedhjet e 25 Prillit.
Eshtë ky kuvënd që për të dytën herē , në dy vite, ka iniciuar hetimin parlamentar për Presidentin e Republikës prandaj dhe kjo tentativë do rezultojë e deshtuar sepse Presidenti shkarkohet vetëm për shkelje të rënda të Kushtetutes,dhe për kryerjen e një krimi të rëndë.
Ngritja e ketij Komisiont Hetimor e
është në shkelje të Kushtetutës dhe ligjit .
Ky Kuvënd ndodhet në periudhën tranzitore dhe nuk ka as kohen as legjitimitetin për të marë iniciativa të tilla.
Ju nuk mund ta bëni pis figurën e Presidentin sepse ai ka ngritur zërin dhe mesazhet e tij jenë për mbrojtjen e votës së lire ,dhe në asnjë rast nuk ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin.
Ne nuk jemi një vënd normal demokratik dhe në keto kushte Presidenti i Republikes nuk mund të rijë brënda kornizës së Presidentit.
Në sjelljen e Presidentit ka vetëm ushtrim të kompetencave dhe detyrave sipas Kushtetutës .
Kjo është vetëm një tymnajë e ngritur për të hequr vëmendjen nga përfundimi i proçesit zgjedhor i cili edhe ketë herë ka dështuar pasi marja në kontroll e gjithë institucioneve ,vënja e administrates publike nën presion , përdorimi i fondeve publike për të bërë
legalizime elektorale, punësime masive në dy muajt e fundit në bashkitê dhe institucionet shtetërore , përfshirja e krimit në politikë ku badat lëviznin lirisht me lek, karta identiteti dhe lista për të blerë vota, si dhe ngjarjet e rënda të ndodhura në Kavaje,Divjakë dhe duke kulmuar me ngjarjen tragjike në Elbasan tregon se policia dhe prokuroria jane bërë pale .
Zgjedhjet e 25 Prillit janë të parregullta dhe të trukuara ,ato u manipulun dhe u blenë me lekët e krimit dhe drogës , ato u ekzekutuan ende pa u hedhur në kuti, ato kanë rënë duke ndryshuar verdiktin Popullor,prandaj hetimi i çdo parregullsie që ka cënuar proçesin dhe deformuar vullnetin e shprehur të qytetarëve ,kërkon një përgjegjësi dhe transparencë të plotë.
I vetmi institucion i pa kapur nga partia shtet eshte Presidenca ,por ju siguroj se edhe kete betejën me ju Presidenti i Republikes e ka te fituar !
Vota ime është kundër këtij Projektvendimi të dështuar për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikes!”