Kryebashkiaku Veliaj: Piramida do të jetë qendra më e madhe digjitale në Ballkan. Mbështetje financiare për çdo student që regjistrohet

44
Sigal

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj iu drejtua me një thirrje prindërve që të regjistrojnë fëmijët e tyre nga mosha  12 deri në 18 vjeç tek TUMO TIRANA, Piramida e njohur që tashmë do të jetë edhe qendra më e madhe e digjitalizimit në Ballkan. Piramida do të funksionojë për trajnime, do të ketë biblioteke, salla ku njerëzit mund të mblidhen, salla ku mund të ekspozojnë punimet e tyre dhe qendër TUMO, një lloj i ri i përvojës arsimore në kryqëzimin e teknologjisë dhe dizajnit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha ndër të tjera se do të ketë mbështetje financiare për çdo student dhe se kurset që do të ofrohen do të kenë një çmim simbolik vetëm 2000 lekë në muaj. “TUMO TIRANA, në përkrahje të inovacionit dhe rinisë! Këtë sezon të ri TUMO-ianët i pret shtëpia e tyre e re, Piramida e Tiranës. Me më shumë disiplina dhe aktivitete. “ Regjistrohu edhe ti”, -tha kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.